VMRO-DPMNE: Zaev dhe Pendarovski janë kapur se si vjedhin të dhëna personale të qytetarëve

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Zaev dhe Pendarovski janë kapur se si vjedhin të dhëna personale të qytetarëve

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:03
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “Zaev dhe Pendarovski janë në panik. Të vetëdijshëm se do të humbin të dielën, po bëjnë të vetmen gjë që dinë, krimin dhe mashtrimet”.

“Zaev dhe Pendarovski janë kapur se si vjedhin të dhëna personale të qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE duke thënë se prokuroria publike po hesht dhe me këtë krijohet dyshim i madh se pushteti e përdor këtë moment për fshehjen e dëshmive.

Dëshmi, thonë nga VMRO-DPMNE, se LSDM fshinë dëshmi është fakti se pas zbardhjes së aferës “Syri i madh”, aplikacioni menjëherë u hoq,dhe më pastaj u kthye.

“VMRO-DPMNE i bën thirrje prokurorisë publike që të ndërmerr masa për gjetjen dhe dënimin e porositësve dhe zbatuesit e këtij skandali që duhet të përfundojë me uzurpimin e vullnetit të qytetarëve. Presim që përveç porositësve, ata që e kanë menduar dhe ata që e kanë realizuar vjedhjen e të dhënave private të çohen para drejtësisë dhe të përgjigjen”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE kjo aferë është dëshmi se si funksionon LSDM dhe se vota për Pendarovskin është votë për krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat