Edhe Ahmeti është dakord që Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi - Bota Sot
Edhe Ahmeti është dakord që Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi

Maqedonia

Edhe Ahmeti është dakord që Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:38
Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi në emisionin ClickPlus se edhe për të është e pranueshme, pas deklaratës së njëjtë që bëri Kryeministri Zaev në emisionin “Rruga drejt” në Alsat,  që Presidenti i vendit të zgjidhjet nga Kuvend, nëse nuk sigurohet cenuesi i nevojshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Këtë tezë ne e kemi ngritur ka më shumë se 10 vite, asokohe nuk ka pasur mbështetje nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe tani duket se është e arsyeshme të mendohet. Mund të zgjidhet edhe prej Parlamentit”, ka thënë Ahmeti në intervistën e mbrëmshme në ClickPlus.

Ahmeti ka thënë se BDI-ja qëndron pas kandidaturës së Stevo Pendarovskit, sepse me atë ndërtohet një koncept i ri në Maqedoninë e Veriut dhe për herë të parë ka kandidaturë të përbashkët e cila ka përkrahjen edhe nga forcat politike maqedonase edhe nga  ato shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...