Janakieski në pyetje në prokurori për 27 prillin - Bota Sot
Janakieski në pyetje në prokurori për 27 prillin

Maqedonia

Janakieski në pyetje në prokurori për 27 prillin

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:46
Mile Janakieski

Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, është marrë në pyetje në prokuroi në lidhje me ngjarjet në Kuvend të 27 prillit të vitit 2017. Ai është i dyshuar se ka organizuar hyrjen në Kuvend.

Në shkurt të këtij viti, Janekiskit iu caktua paraburgim shtëpiak për arsye të rrezikshmërisë nga arratia dhe ndikim ndaj hetimit.

Prokuroria në fillim të këtij viti hapi lëndë të re për pesë persona të cilët dyshohen se kanë organizuar hyrjen e dhunshme.

Përveç Janakeiskit, si organizatorë janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski dhe Nikolla Boshkovski, ish punëtor në DSK i cili ndodhet në arrati.

Këtë javë në pyetje në prokurori ishte edhe Veljanoski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...