Zaev: Mbështetësit e VMRO-së nuk do ta dëgjojnë Mickoskin nëse thërret për bojkot

Maqedonia

Zaev: Mbështetësit e VMRO-së nuk do ta dëgjojnë Mickoskin nëse thërret për bojkot

Më: 19 prill 2019 Në ora: 11:10
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje në emisionin "Rruga Drejt" deklaroi se nëse nuk arrihet cenzusi në raundin e dytë të zgjedhjeve, atëherë ekzistojnë tre opsione. Opsioni i parë është përsëritja e zgjedhjeve, gjë që parashihet në kushtetutë. E dyta të hiqet cenzusi me ndryshime kushtetuese, dhe e treta që Presidenti të zgjidhet në Parlament.

"99% jam i sigurtë se zgjedhjet do të kenë sukses, këtë e shoh në fund të raundit e parë. Madje edhe po të bojkotojë dikush, qytetarët do të dalin të votojnë. Vendimi varet nga qytetarët, dhe jo partitë. Fajin e shoh tek qytetarët, në referendum nëpër anketa 68% thonin se do të votojnë ndërsa dolën vetëm 37përqind. Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së thonë se nëse Mickoski thërret për bojkot, nuk do ta dëgjojnë dhe do të dalin të votojnë. Të gjithë e dinë se nëse bojkotojnë do të futemi në krizë të thellë", shton Zaev.

Më tej, Zaev thotë se shumë të holla do të kurseheshin nëse Presidenti do të zgjidhej në Parlament, sepse shumë po investohet për votuesit në diasporë ndërsa votojnë vetëm nga 1800 persona. Kryeministri dëshiron që të ndjekë shembujt e shumë shteteve tjera ku Presidenti zgjidhet në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat