Shporta minimale në muajin mars është 32.852 denarë

Maqedonia

Shporta minimale në muajin mars është 32.852 denarë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 11:25
Shporta

Për një familje katër anëtarëshe gjatë muajit mars i janë nevojitur minimum 32.852 denarë për t’i përmbushur nevojat themelore.

Sipas shportës minimale që e përpunon Unioni i Sindikatave të Maqedonisë, më së shumti para nevojiten për ushqim, përkatësisht 13.798 denarë.

Për pagesa komunale, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje nevojiten minimum 10.414 denarë. Për higjienë personale dhe pastërti në shtëpi nevojiten minimum 2.324 denarë, për transport 2.154 denarë, për veshje 2.154 denarë dhe për aktivitete kulturore 1.070 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat