“Bombat”, reagon Prokuroria

Maqedonia

“Bombat”, reagon Prokuroria

Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:19
Bombat

Në internet u publikuan materiale të reja të përgjuara. Katër të ashtuquajtura “bomba” janë publikuar në profilin e “Ilija Gromovnik” në rrjetin social rus “VK”.

Në biseda mund të dëgjohet sponzorimi i klubit të basketbollit nga vendi, kurdisje të lustrimit, abuzim të ELEM-it, koordinim të funksionarëve nga opozita dhe pushteti se si të sillen para mediave. Nga Prokuroria Speciale Publike pohojnë se nga atje nuk ka rrjedhur asnjë materiale dhe paralajmëruan se do të kontrollojnë nëse “bombat” e reja janë pjesë e materialeve që u janë dorëzuar.

Lidhur me këto përgjime që dje janë publikuar në rrjetet sociale ka reaguar edhe Prokuroria. 

“Përgjimet e publikuara një ditë më parë do të analizohen ndërsa më pas do të procedohet sipas ligjit. Shuajmë çdo pretendim se të njëjtat kanë mundur të dalin nga Prokuroria Speciale. Një gjë e tillë nuk e mundëson sistemi për mbrojtjen dhe rruajtjen përgjimeve, i cili posedon siguri të lartë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat