Anulohet gjykimi për lëndën “T.N.T” për me 15 maj

Maqedonia

Anulohet gjykimi për lëndën “T.N.T” për me 15 maj

Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:26
Kompleksi “Kosmos”

Më 15 maj do të vazhdojë gjykimi për lëndën “T.N.T”, të Prokurorisë Speciale Publike për rrënimin e kompleksit “Kosmos”.

Gjyqtari Osman Shabani e anuloi seancën e sotme për shkak të mungesës së gjyqtarit Ognen Stavrev i cili është në vizitë zyrtare.

Për lëndën “T.N.T” akuzohet ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës të PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për arsye të urrejtjes politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat