Maqedoni, fëmijët e pavaksinuar s’mund të shkojnë në çerdhe dhe shkollë

Maqedonia

Maqedoni, fëmijët e pavaksinuar s’mund të shkojnë në çerdhe dhe shkollë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:51
Venko Filpce

Ende mbetet ndalesa për fëmijët e pavaksinuar të shkojnë në çerdhe dhe shkollë. Ministri Filipçe theksoi se kjo do të jetë ndalesë dhe jo rekomandim, pasi që siç tha ai, vetëm me ndalesë mund të arrihet efekti i dëshiruar.

“Kontradikta ishte në pjesën ku thuhet se arsimi fillor është i detyrueshëm, megjithatë, në situatë të epidemisë dihet se duhet të reagohet dhe veprohet dhe në këtë drejtim ishin edhe masat tona. Para dy ditësh u konsultova edhe me ministrin e Arsimit, Arbër Ademi. Tani vazhdojmë me vaksinimin në terren”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai edhe njëherë rikujtoi se të gjithë që nuk janë vaksinuar janë në rrezik të madh për t’u sëmurë.

“Humbën jetën tre fëmijë që s’ishin të vaksinuar ndërsa njëri nuk mundej të vaksinohet për shkak se kishte sëmundje tjetër”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat