Rexhep Selimi i VV kërkon të votohet Blerim Reka për president - Bota Sot
Rexhep Selimi i VV kërkon të votohet Blerim Reka për president

Maqedonia

Rexhep Selimi i VV kërkon të votohet Blerim Reka për president

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:55
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar që të votohet kandidati i vetëm shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut.

Në një reagim të tij, Selimi ka thënë se kandidimi i Blerim Rekës për president të Maqedonisë së Veriut, është shancë historike për shqiptarët, pasi që nuk mbahet mend që ndonjë shqiptar të ketë kandiduar ndonjëherë për këtë post.

Mirëpo, ajo që e ka habitur deputetin Selimi, është fakti që disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët janë duke e mbështetur kandidatin maqedonas.

Madje, Selimi thotë se disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë, përveç që nuk po e përkrahin profesor Rekën, kanë filluar që ta pengojnë në suksesin e tij që pritet ta shënojë në zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut.

Zgjedhja e Blerim Rekës, president, për Rexhep Selimin, do të ishte një shancë që shqiptarët e Maqedonisë të jenë edhe më të fortë dhe të unifikuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...