Presidencialet në RMV: KSHZ-ja e përgatitur, shtabet e kandidatëve apeluan të dilet masivisht në zgjedhje

Maqedonia

Presidencialet në RMV: KSHZ-ja e përgatitur, shtabet e kandidatëve apeluan të dilet masivisht në zgjedhje

Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:14
KSHZ

Në konferencë të përbashkët që u mbajt sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhore, kryetari i kësaj të fundit, Oliver Derkoski shprehu bindjen se janë gati për zgjedhjet, ndërkaq shefet e shtabeve zgjedhore të kandidatëve presidencialë, premtuan garë dhe zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Sot do të përfundojë fushata zgjedhore, dhe nga mesnata do të nis heshtja zgjedhore. Nesër të drejtën e votës do ta realizojnë mbi 7 mijë persona. 3499 persona të burgosur, të pamundur dhe në qendra të pleqve,  3539 persona të sëmurë dhe në arrest shtëpiak.

Oliver Derkoski sot vlerësoi se nuk kemi pasur fushatë të pastër kristali, megjithëse tha se ka qenë relativisht e qetë.

“Nuk mundet asnjë fushatë të jetë e pastër si kristali, por konstatuam se ka qenë në atmosferë relativisht të qetë, dhe kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen”, tha Derkovski.

Shefet e shtabeve të kandidatëve, i pavarur Blerim Reka, i VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska dhe i 30 partive politike Stevo Pendarovski, apeluan që në mënyrë masive të dilet për votim.

“Besojmë që më 21 prill të gjithë qytetarët do të dalin dhe do të votojnë për kandidatët në të cilin ata besojnë. Apelojë nga këtu që në mënyrë masive të gjithë të dalin në këto zgjedhje”, tha Florin Hasani, shef i shtabit të Blerim Rekës.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshem, Oliver Spasovski sot ka deklaruar se MPB-ja është e përgatitur të parandalojmë çdo përpjekje për prishjen e procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat