Zyberi nuk përjashton mundësinë që të dalin përgjime për kandidatët presidencial

Maqedonia

Zyberi nuk përjashton mundësinë që të dalin përgjime për kandidatët presidencial

Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:51
Naser Zyberi

Në internet u publikuan materiale të reja të përgjuara. Katër të ashtuquajtura “bomba” janë publikuar në profilin e “Ilija Gromovnik” në rrjetin social rus “VK”.

Në biseda mund të dëgjohet sponzorimi i klubit të basketbollit nga vendi, kurdisje të lustrimit, abuzim të ELEM-it, koordinim të funksionarëve nga opozita dhe pushteti se si të sillen para mediave. Nga Prokuroria Speciale Publike pohojnë se nga atje nuk ka rrjedhur asnjë materiale dhe paralajmëruan se do të kontrollojnë nëse “bombat” e reja janë pjesë e materialeve që u janë dorëzuar.

Analisti politik, Naser Zyberi nuk përjashton mundësinë që të paraqiten edhe përgjime për kandidatët presidencial nëse organet nuk bëjnë detyrën që kanë. 

Sepse sipas tij sikur organet të ndërmerrin të gjenin kryerësin e kësaj verpre, atëher ai do të mendohej mirë nëse do ta përsëritë veprën. 

"Nëse disponon dikush përgjime të paautorizuara në të cilat ndodhë që është përfshirë ndonjë prej kandidatëve, nuk është e eliminuar mundësia që edhe të paraqiten këto përgjime me kusht që organet nuk e bëjnë detyrën që kanë. Për shkak se sikur organet kompetente të ndërmerrnin masat që të gjenin kryerësin e kësaj vepre, atëherë sigurisht që do të mendohej ai subjekt që e bën liferimin e këtyre përgjimeve se a do të mund ta përsëritë. Nëse organet nuk e zbulojnë, dhe si rezultat i moszbulimit nuk do të ketë edhe sanksione adekuate, atëherë ekziston rreziku potencial që në situatë të ketë përgjime ku janë të involvuar kandidatët, me qëllim që të dëmtohet integriteti dhe përkrahja e kandidatit", ka theksuar për Zhurnal, analisti politik, Naser Zyberi. 

Lidhur me këto përgjime që dje janë publikuar në rrjetet sociale ka reaguar edhe Prokuroria.

“Përgjimet e publikuara një ditë më parë do të analizohen ndërsa më pas do të procedohet sipas ligjit. Shuajmë çdo pretendim se të njëjtat kanë mundur të dalin nga Prokuroria Speciale. Një gjë e tillë nuk e mundëson sistemi për mbrojtjen dhe rruajtjen përgjimeve, i cili posedon siguri të lartë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat