MPB: Sektorët për punë administrative do të punojnë edhe gjatë fundjavës

Maqedonia

MPB: Sektorët për punë administrative do të punojnë edhe gjatë fundjavës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Sektorët për punë administrative do të punojnë të shtunën dhe të dielën, respektivisht më 20 dhe 21 prill të vitit 2019, si dhe më 4 dhe 5 maj të vitit 2019, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata theksojnë se të gjitha kërkesat për dhënie të letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur, apo të vjedhur), sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të lëshohen urgjentisht në të gjitha Sektorët rajonale për punë administrative pranë MPB-së edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik.

Zgjedhjet për kryetar shteti do të mbahen të dielën (21 prill), ndërsa rrethi i dytë është planifikuar për më 5 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat