Padi penale kundër 38-vjeçarit nga Manastiri, falsifikoi diplomën e shkollës së mesme

Maqedonia

Padi penale kundër 38-vjeçarit nga Manastiri, falsifikoi diplomën e shkollës së mesme

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

SPB-Manastir ka ngritur penale kundër A.A. (38) nga Manastiri, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “përdorimi i dokumenti me përmbajtje të rreme”.

Në shtator të vitit 2017, i dyshuari i punësuar si shofer në Spitalin Klinik të Manastirit ka paraqitur një diplomë të falsifikuar, të cilën ka arritur ta merr nga një shkollë e mesme në Shkup, pas së cilës ai është avancuar në punë si refrent i parkut të makinave në Spitalin e Manastirit.

Nga MPB thonë se do të vazhdojnë të hetojnë dhe të zbardhin këtë rast deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat