Aksion masiv për pastrim të deponive të paligjshme në Shkup

Maqedonia

Aksion masiv për pastrim të deponive të paligjshme në Shkup

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:58

NP “Higjiena Komunale”-Shkup më 24 prill fillon aksion masiv për pastrimin e deponive të paligjshme. Aksioni do të zhvillohet njëkohësisht në të gjitha komunat e Shkupit, në të do të marrë pjesë administrata e Higjienës komunale dhe komunat, studentët nga të gjitha universitetet e Shkupit, përfaqësues të sektorit joqeveritar, si dhe shkollat fillore dhe të mesme.

Qëllimi është ngritja e vetëdijes publike për dëmin nga veprimi joadekuat me mbeturinat dhe rreziku nga krijimi i deponive të paligjshme që direkt e rrezikojnë rrethinën e mjedisit dhe paraqesin kërcënim për shëndetin e qytetarëve.

NP “Higjiena komunale” u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Shkupit të bashkangjiten në aksion dhe me praninë e tyre ta dërgojnë porosinë e qartë për vlerën e veprimit të ndërgjegjshëm me mbeturinat.

Aksioni do të fillojë dhe do të zhvillohet njëkohësisht në lokacionet në vijim:

Komuna Gazi Babë: Rr. 808, nga rest. “Dojrana” drejt Fershped

Komuna Aerodrom: Qendra transportuese, drejt FSPIM dhe Kej

Komuna Kisella Voda: Salla Rasadnik

Komuna Qendër: Para hotelit VIP, përballë RTVM- rruga drejt ASHAM dhe QKR

Komuna Karposh: Semaforët para Momin Potok, rruga drejt Ambasadës së SHBA-së

Komuna Gjorçe Petrov: Këndet e lojërave, në të majtë pas semaforëve te Tineksi

Komuna Saraj: Parku në afërsi të komunës

Komuna Çair: Fushë Topanë udhëkryqi mes rr. Xhon Kenedi dhe bul. Brigada maq-kos

Komuna Butel: Serava, rruga drejt Shtëpisë për kujdes “25 Maj”

Komuna Shto Orizare: Stacioni i fundit i autobusit me nr. 19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat