BEG: Informacion për shkyçje të konsumatorëve nga sistemi qendror për ngrohje

Maqedonia

BEG: Informacion për shkyçje të konsumatorëve nga sistemi qendror për ngrohje

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:58
Foto ilustruese

Në këtë drejtim, konform detyrimeve nga licenca, duam që të potencojmë se të gjitha aktivitetet tona zhvillohen në pajtim me aktet valide ligjore dhe nënligjore.

“Për ne si kompani me orientim shfrytëzues, e cila ofro shërbim të interesit publik, me rëndësi prioritare është që konsumatorët tanë të marrin informacion të shpejtë dhe me kohë. Pikërisht për këtë duam që t’ju informojmë për risitë në Rregullat për Furnizim me energji të ngrohjes, të cilat zbatohen nga 01.04.2019”, qëndron në kumtesën e Ballkan Energji Grup.

Në pajtim me rregullativën e re, duke filluar nga një prilli i vitit 2019, konsumatorët e shkyçur që ta realizojnë të drejtën dhe të marrin status të konsumatorit të shkyçur, i cili nuk ka detyrim për pagesë të kompensimit mujor për fuqi të angazhuar të ngrohjes, nevojitet që të ndihmojnë një formular të përgatitur nga furnizuesit dhe të aprovuar nga KRE dhe të deponojnë dokumentet e parashikuara valide (kopje nga fletëpronësia jo më të vjetër se 30 ditë dhe letërnjoftim), më së voni deri në 31.05.2019.

Nga Ballkan Energji Grup theksojnë se kërkesat e parashtruara pas 31.05.2019 do të merren parasysh për miratim të statusit të konsumatorit të shkyçur, i cili nuk ka detyrim për pagesë të kompensimit për fuqi të angazhuar të ngrohjes për sezonin e ardhshëm të ngrohjes 2019/2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat