Aksident në Shkup, pesë persona të lënduar

Maqedonia

Aksident në Shkup, pesë persona të lënduar

Më: 20 prill 2019 Në ora: 12:34
Ilustrim

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se në aksidentit e mbrëmshëm që ndodhi në rrugën “Kema Sejfulla” në Shkup janë lënduar pesë persona, në mesin e tyre dhe dy fëmijë.

“Më 19.04.2019 në orë 17:35 në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë në mes një veture “Jugo” e drejtuar nga A.M. (37) nga Shkupi dhe një veture “Peugeot 207” me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.A. (32) nga Shkupi.

“Pas aksidentit M.A dhe bashkudhëtarët e tij në veturën “Peugeot 207”, I.N. (32) dhe dy fëmijë të moshës nga 10 dhe tetë vjet, të gjithë nga Shkupi, me veturën e ndihmës së shpejtë janë transferuar në qendrën emergjente në Klinikën “Nëna Terezë” ku dhe janë konstatuar lëndime të lehta trupore dhe iu është dhënë ndihma mjekësore”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se tek A.M. janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe me ndihmën e veturës së ndihmës së shpejtë është transferuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit”, ku iu është dhënë ndihma e parë. Në vendin e ngjarjes ekipet nga SPB Shkup kanë kryer hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat