Në Dibër dhe Qendrën e Zhupës sot do të votojnë 34 persona të sëmurë

Maqedonia

Në Dibër dhe Qendrën e Zhupës sot do të votojnë 34 persona të sëmurë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 13:59
Ilustrim

Në komunat e Dibrës dhe Qendrës së Zhpës të drejtën e votës do ta realizojnë 34 persona të sëmurë.

Sipas kryetares të Komisionit zgjedhor lokal, Elira Bakalli, sot në Dibër do të votojnë 33 persona.

“Dibranët përveç zgjedhjes së presidentit do të votojnë edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës. Nesër do të votohet në vendovtime, prej tyre 22 në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatra Xhepçishte, Gorno dhe Kosovrasti i Poshtë. Në listën zgjedhore janë të përfshirë 18.625 persona”, tha Bakalli.

Në Qendrën e Zhupës sot të drejtën e votës do ta shfrytëzoj vetëm një person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat