Ivanov: Papa Françesku po vjen në një periudhë të krizës së thellë morale në vend

Maqedonia

Ivanov: Papa Françesku po vjen në një periudhë të krizës së thellë morale në vend

Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:00
Gjorge Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov, duke uruar për festën e Pashkëve Katolik, sot e përgëzoi ardhjen e Papa Françeskut në Shkup më 7 maj. Kryetari i shtetit do të takohet me kreun e Kishës Katolike Romake para përfundimit të mandatit të tij si president më 12 maj.

Ivanov, me rastin e festës së krishterëve uroi peshkopin e Shkupit, Kiro Stojanov dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët festojnë Pashkët sipas kalendarit Gregorian.

“Kjo më jep kënaqësi të madhe në këto ditë festive, Juve dhe të gjithë besimtarëve të Kishës Katolike në vend, ju uroj festën më të madhe krishtere, Pashkët. Kjo është përshëndetjet e imja e fundit për Pashkët deri tek besimtarët e Kishës Katolike gjatë mandatit tim si President i Republikës së Maqedonisë”, tha Ivanov.

Në deklaratën e Ivanovit gjithashtu thuhet se Papa Françesku po vjen në vendin tonë në një periudhë mjaftë të thellë morale dhe mungesë të vetëbesimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat