Xhaferi uron komunitetin katolik për Pashkët

Maqedonia

Xhaferi uron komunitetin katolik për Pashkët

Më: 20 prill 2019 Në ora: 20:14
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka uruar pjesëtarët e komunitetit katolik për nder të festës së Pashkëve.

“Më paraqet nder të veçantë dhe kënaqësi që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik të cilët jetojnë në dhe jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë së Veriut t'ju uroj festën e madhe krishtere Ringjallja e Krishtit – Pashkët”, thuhet në deklaratën e Xhaferit.

Ai shton se këtë rast festiv do e shfrytëzoj që të falënderoj bashkësinë katolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për kontributin e madh që e jep çdo ditë në të gjitha fushat e jetës shoqërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat