Epidemia e fruthit: Një djalë dhe një foshnje në gjendje të rëndë shëndetësore

Maqedonia

Epidemia e fruthit: Një djalë dhe një foshnje në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 20 prill 2019 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeçar dhe një foshnje 11 muajsh janë në gjendje kritike në dy klinika të Shkupit për shkak të komplikimeve me fruthin.

Djali me paralizë cerebrale është në Klinikën për sëmundje infektive, ndërsa foshnja është në Klinikën e fëmijëve dhe është e lidhur me pajisje. Po ashtu dy pacientë më të rritur dhe tre fëmijë janë në njësinë e kujdesit intensiv me shëndet të rënduar.

Në njësinë infektive dje, u paraqitur 9 raste me simptoma të fruthit, tre prej tyre u ndaluan në spital për trajtim. Bëhet fjalë për një pacient 25 vjeçar nga Gostivari, një fëmijë një vjeç e gjysmë dhe një 42 vjeç nga Ohri. Fëmija dhe djali nga Gostivari nuk kanë qenë të vaksinuar fare.

Për të lejuar më shumë hapësirë për Klinikën e Fëmijëve për hospitalizimin e rasteve të rënda me fruthin, foshnjat me një pamje klinike të lehtë dërgohen në Spitalin Kozle.

“Ka tre fëmijë nga 6 muaj deri në 2 vjeç me fruthin. Tek dy rastet është vetëtuar infektimi, dhe tek njëri ka dyshime. Por ne kemi një protokoll në institucionin që respektojmë në mënyrë strikte për këtë qëllim. Nuk kemi të infektuar nga personeli, të gjithë janë të vaksinuar. Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, jepen të gjitha rekomandimet për zvogëlimin e numrit të infektuar nga komisionet përkatëse”, tha drejtori Angelço Andonovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat