Këto janë rezultatet përfundimtare: Blerim Reka mori vetëm 76 mijë e 697 vota, ja sa morën kandidatët tjerë - Bota Sot
Këto janë rezultatet përfundimtare: Blerim Reka mori vetëm 76 mijë e 697 vota, ja sa morën kandidatët tjerë

Maqedonia

Këto janë rezultatet përfundimtare: Blerim Reka mori vetëm 76 mijë e 697 vota, ja sa morën kandidatët tjerë

Nga: Botasot Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:50
Blerim Reka

(E plotësuar) - Rezultati përfundimtar nga KSHZ, ja si kanë votuar qytetarët

Sipas numërimit të 99.80% të votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, votuesit e vendit në këto zgjedhje presidenciale kanë votuar në këtë mënyrë:

Për Blerim Rekën 79.915 apo 10,57%;

Gordana Siljanovskën 319.240 apo 42,24% dhe

Stevo Pendarovskin  323.846 apo 42,85%

Ndërsa vota të pavlefshme ka 32.828 apo 4,34%.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.

Nga 97.55 përqind e votave të përpunuara (709.066):

Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 76.697 vota apo 10,35%. Reka ka fituar në të gjithë komunat me shumicë shqiptare, përveç komunës së Çairit.

Gordana Siljanovska Davkova (VMRO-DPMNE dhe koalicioni) ka marrë 315.651 vota apo 42,58%,

Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 316.716 vota apo 42,72%.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 32.295 vota janë fletvotime të pavlefshme, apo 4.35%

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe në Listën zgjedhore kishte 1.808.131 qytetarë për të votuar. Rrethi i dytë do të mbahet me 5 maj, 2019. Dalja sot ishte 42.03%.

Përmbyset rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni, ja sa vota ka marrë Blerim Reka

Në bazë të rezultateve të KSHZ-së deri në orën 23:30, nga 3512 vendvotime në gjithsej 3404 vendvotime ose në përqindje 96,92 nga gjithsej 696 467 vota të përpunuara dhe të vlefshme kandidati Blerim Reka ka marrë 75 915 apo 10,43 për qind, Siljanovska ka marrë 309 799 apo 42,55 dhe kandidati Stevo Pendarovski ka marrë 310 751 apo 42,68 për qind.

Fletëvotime të pavlefshme kanë dalë 31 585 fletëvotime.

Image

***

Teksa numërimi i votave për president në Maqedoni po shkon drejt fundit, përqindja mes dy kandidatëve që po prijnë, Gordana Siljanovska-Davkova e përkrahur nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski që përkrahet nga LSDM-BDI.

Teksa janë numëruar më shumë se 700 mijë vota, Davkova tash ka kaluar në pozitën e parë dhe po prin me 42.63 për qind, vetëm 0.02 për qind më shumë se Pendarovski.

Në vota, Davkova ka marrë 307088 deri tash, për dallim nga Pendarovski që ka 306950.

Kandidati shqiptar Blerim Reka ka marrë 74970 vota apo 10.41 për qind.

I pashmangshëm tashmë është balotazhi, pasi asnjëri kandidat s’ka marrë më shumë se 50 për qind të votave.

Image

Pendarovski dhe Siljanovska në balotazh

Sipas rezultateve të para të publikuara në faqen e internetit të KSHZ-së, prej 95,00 % e votave të numëruara, kryeson kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,63 për qind.

Pason kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,61 për qind. Ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,41 për qind.

Pasi Siljanovska dhe Pendarovski nuk kanë marrë mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, ata do të garojnë në balotazh më 5 maj.

Image

Janë numëruar mbi 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultati po ngushtohet çdo herë e më shumë – shikoni kush po prinë me vota

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut  del që 90% e votave janë numëruar deri më tani.

Ndonëse që nga fillimi Stevo Pendarovski është kandidati i cili po prinë diferenca mes tij dhe kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova po ngushtohet çdo herë e më shumë. Diferenca mes tyre deri tash është me vetëm  1649 vota.

Sipas statistikave të deritashme  del që numri i votuesve të përpunuar është 1.644.739 apo shprehur në përqindje i bije 90,96%.

Në këtë rezultat të tre kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë marrë votat kështu:

Blerim Reka |Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa, ka marrë 73.059 vota apo 10.66%,

Gordana Siljanovska – Davkova | OBRM-PDUKM ka marrë 290.378 votaapo 42.39%,

Stevo Pendarovski | LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë, ka marrë 292.027 vota apo 42.63%.

Poashtu vlen të theksohet se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme  deri më tani po del të jetë 29.400 apo shprehur në përqindje, 4.29%.

Nxehet situata në Maqedoni – numërohen 80% të votave, ja kush po fiton

Janë numëruar mbi 80% e votave nga zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut.

Sipas statistikave që po azhurnohen vazhdimisht në faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut (KSHZ) deri më tani del që numri i votuesve të përpunuar është 1.454.617 vota apo 80,45%.

Nga këto statistika, del që tre kandidatët për President të Maqedonisë së Veriut deri më tash janë votuar si vijon:

Blerim Reka  | Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa – ka marrë  67.598 vota apo 11.33%,

Gordana Siljanovska-Davkova  | VMRO-DPMNE – ka marrë 250.252 vota apo 41.93%,

Stevo Pendarovski | LSDM, BDI, PDSH, Alternativa – ka marrë 253.985 vota apo 42.55%.

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme deri më tash del të jetë 25.065 vota  apo shprehur në përqindje – 4.20%

***

Kandidati shqiptar për kryetar shteti në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, pas përfundimit të procesit zgjedhor në konferencë për shtyp, u shpreh i kënaqur nga rezultati që ka arritur në këtë cikël zgjedhor.

Ai tha se në komunat shqiptare ka fitore 3 me 1 ndaj kundër kandidatëve, ndërsa shtoi se ka marrë vota në çdo komunë maqedonase.

“Falënderoj qytetarët të cilët sot votuan për neve. Poashtu falënderoj edhe ata që nuk votuan për neve, duke e ditur se kanë qenë në presion. Jemi të kënaqur, do të thojë se kjo i ka tejkaluar pritshmëritë tona. Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqim 3 me 1, ndërsa në të gjitha komunat maqedonase kemi vota. Kjo është për t’u shënuar, pasi siç kemi thënë, koncepti jonë është koncept për të cilin do të votojnë të gjithë qytetarët. Në komunat maqedonase ku kemi marrë vota, ne nuk kemi as degë e as parti. Ky rezultat i joni paralajmëron ndryshime në ciklet tjera zgjedhore”.

“Jemi skeptik nëse do të arrihet censusi në rrethin e dytë, duke pasur parasysh vështirësitë në rrethin e parë. Ky sistem i zgjedhjeve presidenciale, nuk mund të jetë funksional. Ose duhet të ulet censusi, ose kryetari i shtetit të zgjedhet në Kuvend me dy të tretat e votave, duke përfshirë edhe postin e zv.presidentit”, tha mes tjerash Blerim Reka.

Ndryshe, sipas të dhënave të KSHZ-së nga rreth 52 përqind e votave të përpunuara, Blerim Reka ka marrë ka marrë 43.889 vota apo 11,71%, ndërsa Gordana Siljanovska ka marrë 154.706 vota apo 41,08% dhe Stevo Pendarovski ka marrë 145.833 vota apo 42,71%.

Eliminohet Blerim Reka, dështon opozita shqiptare në Maqedoni, ja edhe sa vota kanë mbetur për numrim

Ashtu edhe siç pritej, bazuar nga anketat paraprake, kandidati i “pavarur” Blerim Reka, me një përkrahje maksimale të opozitës (Aleanca dhe Lëvizja BESA) ka humbur garën presidenciale dhe është eliminuar qysh në rreth të parë. Madje, Reka me mbështetjen e tyre nuk arritur të paktën të kaloj edhe në rrethin e dytë.

Humbja e Rekës gjithashtu paraqet edhe një pasqyrë se dy partitë opozitare shqiptare kanë dështuar përsëri edhe këtë cikël zgjedhor pas zgjedhjeve Parlamentare dhe ato të fundit Lokale. Ndryshe, mbetet të shohim në ditët në vijim se a do të mbajnë përgjegjësi për këtë dështim Sela dhe Kasami, me çka, në rrethana normale që të dy do të duhej të jepnin dorëheqje.

70% e votave të numëruara: Reka mirë, Pendarovski në epërsi ndaj Siljanovskës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.

Nga 70 përqind e votave të përpunuara (504.706):

Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 59.458 vota apo 11,78%%,

Gordana Siljanovska Davkova (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 208.852 vota apo 41,38%%,

Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 215.173 vota apo 42,63%.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 20.742 vota janë fletvotime të pavlefshme, apo 4.21%

***

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut në uebfaqen e tyre në internetit ka filluar të publikojë rezultatet fillestare.

Aktualisht sipas rezultateve kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski prinë me 41.77 për qind të votave para kandidatit të VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova me 38.69%.

Blerim Reka ka 15.65 për qind. Këto janë të dhëna jozyrtare të cilat azhurnohen

Rezultatet e para nga KSHZ, ja sa vota mori Blerim Reka

Sllupçan: Reka 450, Pendarovski 155

Burime të gazetës Lajm kanë bë të ditura rezultatet e votimit nga fshati Sllupcan i Likoves. Sipas tyre, në këtë fshat Blerim Reka ka fituar 450 vota, kurse Stevo Pendarovski 155 vota.

Siljanovska fiton në diasporë

Rezultatet e dala flasin se kandidatja për president, Gordana Siljanovska ka fituar shumicën e votave në diasporë. Nga votat e numëruara Siljanovska ka marrë 408 vota, pas saj radhitet Stevo Pendarovski me 354 vota dhe i treti Blerim Reka me 48 vota.

Rezultatet e para nga KSHZ për zgjedhjet presidenciale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.

Nga 9.21 përqind e votave të përpunuara, Blerim Reka ka marrë 16.9 përqind (10145 vota), Gordana Siljanovska ka marrë 37.68 përqind (22626 vota), ndërsa Stevo Pendarovski ka marrë 41.50 përqind (24916 vota).

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 3.92 përqind ose 2355 janë fletvotime të pavlefshme.

Image

Nga shtabi i Blerim Rekës: Shqetësuese dalja e ulët në votime

Zëdhënësja e Shtabit të Blerim Rekës, Vlera Gjakova, ka deklaruar se shqetësuese është fakti se dalja në votime është e ulët në nivel republikan.

“Dalja e ulët është indikator për brengat që kemi ngritur që në fillim të kësaj fushate, lidhur me mos pastrimin e listëve, poashtu edhe faktin se çereku i popullsisë më nuk është në Maqedoni. Në përgjithësi procesi ka qenë i qetë, por ne në ditët në vijim kur t’i kemi të gjitha të dhënat do komentojmë tërë procesin zgjedhor”, ka thënë Vlera Gjakova.

Ja sa vota jozyrtarisht ka fituar Blerim Reka?!

Gordana Siljanovska para Blerim Rekës dhe Stevo Pendarovskit tek shkolla tekstile në Tetovë

Sapo ka përfunduar numrimi i votave tek vendvotimi 142/1 tek shkolla Tekstile në Tetovë.

Gordana Siljanovska 145

Stevo Pendarovski 61

Blerim Reka 33

Të pa vlefshme 8

Mbyllen të gjitha vendvotimet në Maqedoninë e Veriut, deri në orën 18:30 kanë votuar 39.71 përqind e votuesve

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

KSHZ-ja në konferencë për shtyp informoi se deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 39.71 përqind e qytetarëve të regjistruar në Litën Zgjedhore.

Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët kanë qenë në objektet të cilat është votuar.

Në 3480 vendvotime në vend dhe 32 jashtë vendit, në zgjedhjet e gjashta presidenciale kanë mundur të votojnë 1.808.121 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Vendvotimet janë hapur në orën 07:00, ndërsa një vendvotim në Komunën e Studeniçanit është hapur tre orë me vonesë.

Në këto zgjedhje për kryetar shteti në garë janë Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Penadorvski.

Ja sa vota jozyrtarisht ka fituar Blerim Reka?!

Kandidati i pavarur për president Blerim Reka sipas të dhënave jozyrtare të shtabit analitik të tij ka fituar mbi 80 mijë vota.

Kjo është bërë e ditur për INA nga përfaqësues të partive opozitare ASH dhe BESA që përkrahin kandidatin Blerim Reka.

Sipas të dhënave të KSHZ deri në ora 18.30 në komunat me shumicë shqiptare kanë votuar mbi 160 mijë votues.

KSHZ: Dalja deri në 18:30 është 39.71 për qind

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në konferencën e radhës njoftoi se deri në orën 18 e 30 minuta dalja e votuesve ka qenë 39.71 ose 662.827 votues.

Sipas kreut të këtij institucioni, procesi zgjedhor për president të Maqedonisë së Veriut ka kaluar pa probleme dhe pa ndonjë incident të theksuar.

Komunat ku jehona ka qenë më e madhe janë komunat:

Aerodrom 46 %

Berovë 49 %

Manastir 45 %

Vallandov 50 %

Gjevgjeli 51%

Ndërsa komunat ku jehona ka qenë më e ulët janë:

Vrapçisht  18 %

Likovë 17

Studeniçan 16 %

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, dalja e votuesve deri në orën 17:00 ka qenë 35.13%

Sekretar i KZK-së në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti në konferencë njoftoi se në komunën e Tetovës deri në orën 17:00 kanë votuar 24.46 për qind e votuesve, votimi deri tani ka shkuar në rregull dhe pa incidente.

“Deri në orën 17:00 në Komunën e Tetovës, numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar është 20.395 votues nga gjithsej 83.387 votues, apo diku 24.46 për qind”, tha Nazmi Dauti.

Likovë, garë e ngushtë midis Siljanovkës, Pendarovskit dhe Blerim Rekës, deri më tani kanë votuar 13.55 %

Në Komunën e Likovës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 deri në ora 17 kanë votuar 13.55 % prej trupit të përgjithshëm të votuesve.

Nga gjithsejtë 25.401 votues deri në ora 17 këtë të drejtë vote e kanë shfrytëzuar 3.436 persona ose 13.55 % e trupit votues.

Deri në përfundim të zgjedhjeve kanë ngel edhe dy orë për të kuptuar se kush do t`i fitoje zgjedhjet presidenciale në Komunën e Likovës.

Në Kumanovë deri në ora 17 kanë votuar 23.564 persona

Në Komunën e Kumanovës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 deri në ora 17 kanë votuar 31.74 % prej trupit të përgjithshëm të votuesve.

Nga gjithsejtë 92.839 votues deri në ora 17 këtë të drejtë vote e kanë shfrytëzuar 23.564 persona ose 31.74 % e trupit votues.

Deri në përfundim të zgjedhjeve kanë ngel edhe dy orë për të kuptuar se kush do t`i fitoje zgjedhjet presidenciale në Komunën e Kumanovës.

Dalja e votuesve deri në orën 17:30 ka qenë 35.13 përqind

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka dhënë informacione për daljen e votuesve deri në orën 17:00.

Ljupka Guguçevska nga KSHZ tha se nga informacionet që kanë marrë, 35.13 përqind e votuesve të regjistruar kanë dalur në votime.

Sa i përket komunave me dalje me të madhe, ajo tha se janë Kriva Pallanka, Demir Kapia, Krusheva, Novaci, Prilepi, Vevçani dhe disa komuna tjera maqedonase.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në komunat shqiptare interesimi për votim në zgjedhjet presidenciale vazhdon të jetë i vogël.

Ndryshe, në garë për kryetar shteti janë Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski.

 Arrestohet një person në Tetovë, fotografoi fletëvotimin

Një incident në procesin e votimit është shënuar edhe në Tetovë. Rreth orës 15 e 50 minuta, në vendvotimin numër 1969, që ndodhet në hapësirat e Ndërmarrjes publike komunale të Tetovës, personi Vlladimir P, i lindur në vitin 1969, ka fotografuar fletëvotimin.

Rasti është vërejtur nga kryetari i vend votimit me ç`rast edhe është kërkuar intervenim i pjesëtarëve të Sektorit të punëve të brendshme. Personi i lartë përmendur është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Pas incidentit në fjalë, votimi ka vazhduar normalisht dhe pa ndonjë pengesë.

Përndryshe, personi në fjalë është i njohur për prishje të qetësisë dhe rendit publik edhe në disa raste më parë, me çrast në emjër të tij janë ngritur gjashtë padi për kundërvajtje dhe dy padi penale, thonë burimet tona brenda SPB-së së Tetovës.

Bledar Ziba: Ja sa strugan kanë votuar deri në ora 17:00

Bledar Ziba, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Strugë për Struga Ekspres tregon se dalja e qytetarëve strugan për të votuar për zgjedhjet presidenciale, deri në ora 17:00 është 24.01përqind, 14.933votues.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Strugë, z.Bledar Ziba tregon se deri në ora 17:00 procesi zgjedhor vazhdon normalisht dhe se nuk është vërejtur ndonjë parregullsi.

Deri në orën 15:00 në Kërçovë kanë votuar 22,1 për qind

Në Komunën e Kërçovës jehona është në kuadër të mesatares nga zgjedhjet e kaluara që janë mbajtur në territorin e komunës.

“Në komunën tonë deri në orën 15:00 të drejtën e vet të votës e realizuan 11.117 votues apo 22.1 për qind. Procesi zgjedhor deri në këtë moment po zhvillohet qetë”, tha Antigona Seferi, kryetare e KKZ – Kërçovë.

Në Komunën e Kërçovës të drejtë vote kanë gjithsejt 50.296 votues në 115 vendvotime.

Kumanovë, dalje e ulët e qytetarëve në votime

Dalja e ulët e qytetarëve është vërejtur në Komunën e Kumanovës dhe Likovës gjithashtu. Megjithatë procesi i votimit në këtë rajon zhvillohet pa probleme. Ta dëgjojmë edhe vlerësimin e qytetarëve.

Vendbanimet shqiptare aspak të interesuar për zgjedhjet presidenciale

Në konferencën e tretë të Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ) thanë se votimi po zhvillohet pa probleme dhe pa pengesa.

Dalja deri ora 15:00 sipas KSHZ-së në Maqedoninë e Veriut ka qenë: 28.89% nga 1808131 votues, me 77.51% të votuesve të numëruar. Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar është 446.410.

Kriva Pallanka me 47,22%, Aerodromi me 35.45%, Berova me 34,75%, Vevcani me 39,60%, Gjevgjelia me 39,26%, Demir Kapija me 44,55% dhe Demir Hisari me 43,63% janë vendbanimet me dalje më të madhe të qytetarëve.

Kurse, dalja më e ulët është në Likovë 9.75%, Pllasnicë 8.10% dhe Zhelinë me 10.06%.

Konferenca e ardhshme për shtyp është në ora 17:30.

MOST: Votimi po zhvillohet si më mirë, pa parregullsi serioze

Votimi në rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet si më mirë, pa parregullsi serioze, ndërsa jehona deri në orën 13 është 20,8 për qind, tregojnë informacionet e mbikëqyrësve dhe zyrave rajonale të asociacionit qytetar MOST.

Vetëm në dy vendvotime janë regjistruar parregullsi, tha në konferencën për shtyp Zllatko Dimitrioski, përfaqësues i MOST. Në vendvotimin  2805/1 në komunën Qendër në Shkup në fillim të votimit ishin gris tre fletëvotime  së bashku me numrin serik. Në vendvotimin 1385/1  në Prilep, siç theksoi Dimitrijoski, pasi një votues ka votuar ishte vërejtur se ai nuk ka qenë i regjistruar në Listën Zgjedhore, por ai ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij e cila ishte e regjistruar në Listën Zgjedhore  dhe e cila kishte nënshkruar.

Dimitrijovski kumtoi se sipas të dhënave të mara nga programi (grumbullim paralel i votave), e cila paraqet metodë matematikore-statistikore, jehona deri në orën 11 është 11,2 për qind, deri në orën 12 është 15,9 për qind, përderisa deri në orën 13 është 20,8 për qind.

Konferenca e ardhshme e MOST do të mbahet në orën 19.

Most e ndjek votimin e sotëm me mbi 1500 mbikëqyrës. Në 1.160 vendvotime  të zgjedhura sipas mostrës reprezentuese dhe të rastësishme, janë shpërndarë  po aq mbikëqyrës, me  çka janë mbuluar 33 për qind nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve në shtet.

 Voton edhe presdienti në largim, Gjorgje Ivanov

Në faqen zyrtare të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov është publikuar fotografia ku presidenti e ka realizuar të drejtën e votimit.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë, dr.Gjorge Ivanov, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019 ka votuar në vendvotimin në shkollën e mesme ‘Josip Broz Tito’ në Shkup”, thuhet në njoftim.

Ahmeti: Vota juaj sot e ndihmon ecurinë e vendit drejt NATO-së dhe BE-së

Kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti sot votoi në fshatin Zajas të Kërçovës, nga ku tha se zgjedhjet të jenë të lira dhe sipas të gjitha standardeve.

“Vota juaj sot e ndihmon ecurinë e vendit drejt NATO-së dhe Bashkimit Evropian, barazisë gjuhësore edhe në presidencë si dhe parimit të konsensualitetit si mjet në duart tona për ta parandaluar defaktorizimin e votës shqiptare, mbivotimin, margjinalizimin dhe mospërfilljen”, deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se pret që këto zgjedhje të jenë ndihmesë drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Sipas KSHZ-së deri në orën 13:00 pjesëmarrja në zgjedhje është 20.45 përqind.

Për të parin e kryetarit të shteti garojnë Blerim Reka, Gordana Siljanovsja-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Siljanovska-Davkova: Ta dëshmojmë kapacitetin evropian 

Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska-Davkova, pas votimin në Shkollën Fillore, “Kole Nedelkovski”, tha se në këto zgjedhje duhet të dëshmojmë kapacitetin evropian. Ajo shfaqi shpresën se do t’i jepet fund periudhës transitore.

“Këto janë zgjedhje të veçanta. Jo pse unë jam kandidate dhe jo pse për herë të parë një grua ka mundësi të zgjidhet presidente i Maqedonisë, por për shkak të kushtit. Ne duhet ta dëshmojmë kapacitetin demokratik evropian”, tha Siljanovska.

Gordana Siljanovska-Davkova është kandidate e pavarur por e cila mbështetet nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE.

Sipas KSHZ-së deri në orën 13:00 numri i pjesëmarrësve në votim është 20.45%.

Votimi në rajonin e Pollogut dalja e ulët, në Kumanovë dalja 18.63% kurse në Likovë 5.43%

Procesi i votimi në Komunën e Bogovinës vijon pa probleme edhe pse një qendër votimi në këtë komunë ishte hapur me një orë vonesë. Dalja e qytetarëve në votim mbetet e ulët. Deri në orën 13 jehona në Kumanovë është 18,83 për qind, në Likovë, 5,43 ndërsa në Nagoriçan të Vjetër, 16,88 për qind.

Votimi në këto tre komuna, informojnë nga komisionet komunale zgjedhore, por zhvillohet pa pengesa. Në Kumanovë sot mund të votojnë 86.009 persona në 167 vendvotime, thotë kryetari i KKZ Kumanovë, Xvonimir Nikollovski.

Në Likovë të drejtë vote kanë 25.363 qytetarë në 36 vendvotime, kumtoi kryetari i KKZ-së, Lirim Jashari. Votimi pa pengesa zhvillohet edhe në Nagoriçan të Vjetër, informon Ivan Angellovski zëvendëskryetar i KKZ-së. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 3.329 qytetarët të cilët votojnë në 38 vendvotime.

Hristijan Mickoski: Qytetarët të dalin masivisht të mposhtin padrejtësinë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot votoi në SHF “Dimo Haxhi Dimov” në lagjen Vllae.

“Sot qytetarët duhet të jenë të zëshëm, duhet me fletvotimin dhe me stilolapsin në dorë pas kutisë së votimit masivisht të dalin dhe të vendosin njëherë e përgjithmonë të mposhten padrejtësitë në Republikën e Maqedonisë. Të fitojë drejtësia. Qytetarët duhet të jenë të zëshëm kundër gënjeshtrave, korrupsionit, josundimit të së drejtës, mungesës së demokracisë në shtet, politikanët e pandershëm përkundër ndershmërisë, sinqeritetit dhje parimit”, deklaroi Mickoski pas votimit.

Ai tha se pret një ditë të suksesshme, ku qytetarët masivisht do të dalin dhe do të fitojnë drejtësi përballë kësaj padrejtësie.

Voton edhe kandidati për kreun e Dibrës nga BDI, Hekuran Duka

Ka kryer edhe obligimin e tij qytetarë me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe lokale në komunën e Dibrës, kandidati për kreun e kësaj komune nga rradhët e BDI-së, Hekuran Duka.

Hekuran Duka ka votuar së bashku me gjithë familjen e tij, ndërkohë që ka komentuar: Qetësia dhe mbarëvajtja e proçesit janë kryefjalë e këtyre zgjedhjeve!

Voton Talat Xhaferi: Zgjedhjet të vijojnë qetë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në mëngjes votoi në fshatin Forinë me bashkëshorten e tij.

Ai u dëshiroi fat kandidatëve në garë për president të këtij vendi.

“Rëndësia nga dalja në zgjedhje dhe nga aspekti për qenë i përzgjedhur dhe të përzgjidhet është një prej vlerave bazë dhe është e drejtë të cilën çdo qytetar duhet ta shfrytëzojë. Këto zgjedhje sigurojnë një prej funksioneve në shtet dhe e sigurojnë funksionalitetin e shtetit me çka duhet të sigurohet stabilitet në jetën politike në vend. Njëherit dëshiroj që zgjedhjet dhe tërë procesi të vijojnë qetë siç filluan në mëngjes ashtu të përfundojnë deri në fund”.

Para se të vijë në vendvotim është informuar dhe e ka kontrolluar listën zgjedhore për të parë nëse gjendet në të, sepse siç tha, për referendum nuk ishte në listë.

Image

Sela: Qytetarët të dalin dhe të votojnë

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela pret zgjedhje të drejta dhe demokratike, të cilat, sipas tij, janë mjaft të rëndësishme për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit evropian.

Pas realizimit të së drejtës së tij qytetare në vendvotimin 1899 në shkollën fillore në fshatin Livadhi, Sela u bëri thirrje qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre për të dalë dhe votuar në mënyrë të qetë.

“Qytetarët të dalin dhe të votojnë mënyrë të qetë. Ta japin votën e tyre për atë për të cilin kanë vendosur. Të votojnë për shtet juridik, të votojnë për shtet për të gjithë, për vazhdimin e rrugës drejt NATO-s dhe BE-së”, deklaroi Sela.

Lideri i Aleancës së shqiptarëve u ankua për shantazhe dhe presione si dhe propagandë të keqe ndaj kandidatit të tyre presidencial.

Kasami: Të dëshmojmë se jemi të gatshëm t’i ndajmë vlerat e BE-së

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot e realizoi të drejtën e votës në vendvotimin 1947 të locuar në objektin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë në orën 11:30.

“Tani kemi një mundësi të shkëlqyer për të dëshmuar që në vitin kur Maqedonia duhet të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe të fillojë negociata aderuese për BE-në që të dëshmojmë se jemi të gatshëm t’i ndajmë vlerat e BE-së”, tha Kasami.

Në zgjedhjet e gjashta presidenciale tre kandidatë garojnë për të parin e shtetit, Blerim Reka, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Pendarovski apelon për zgjedhje demokratike

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Këto janë zgjedhjet e gjashta në vend, të parat pas ndryshimit të emrit.

Kandidati për President i mbështetur nga LSDM dhe partitë tjera të Qeverisë, Stevo Pendarovski ka dhënë deklaratë para mediave pasi ka votuar.Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të reja të procesit votues që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

“Pres zgjedhje të qeta, ashtu siç i ka hije një shteti demokratik. Pres jehonë të madhe të votuesve, sepse qytetarët e dinë që bëhet fjalë për një koncept përmes të cilit duhet të vazhdoj të zhvillohet Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Sipas KZHS-së sipas të dhënave të grumbulluar deri në ora 13:00 dalja në gjithë territorin e Maqedonisë është 20.45 për qind.

Komunat me më së shumti votues është komuna e Prilepit 35.20%, Sveti Nikole 31.21%, Negotino 29.02%, Probishtip 30.60% Rakmkovec 30.63%,  Demir Kapi 32.75%, Kratovë 30.53% dhe Veçani 29.54%.

Komuna me dalje më të ulët të qytetarëve është komuna e Likovës me 5.43% Zhelina 6.62% dhe komuna e  Vrapcçishtit 7.5%.

Image

***

13:35 - Zaev: Nëse zgjedhjet do të jenë të suksesshme shkojmë përpara drejt botës bashkëkohore

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Këto janë zgjedhjet e gjashta në vend, të parat pas ndryshimit të emrit.

Kryeministri Zoran Zaev dha një deklaratë për media pas votoi në Strumicë, nga ku bëri thirrje që të tregohet përgjegjësi dhe demokraci në zgjedhje.

“Nëse zgjedhjet do të jenë të suksesshme, nëse ruajmë unitetin në vendin tonë, shkojmë fuqishëm përpara drejt botës bashkëkohore të cilës i takon vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.

Ai shtoi se votimi është nder dhe detyrë e çdo qytetari.

Dalja gjatë ditës së sotme, deri ora 10:00 ishte 6.20% e votuesve sipas KSHZ-së.

Sot është një ditë e madhe, paralajmërim për një faqe të re për republikën e Maqedonisë në raport me Bashkimin Evropian. Ftoj qytetarët masovikisht të votojnë.

Kështu tha Blerim Reka, kandidat për president.

MOST: Dalja e qytetarëve është 6.6, parregullsi ka në dy vendvotime

Dalja e votuesve deri në orën 10, sipas informacioneve të mbikëqyrësve të MOST është 6.6%, ndërsa parregullsi janë vërejtur në Stdeuniçan dhe në fshatin Zdunjë të Gostivarit.

“Sipas informacioneve të vërtetuara, të marra nga mbikëqyrësit dhe në zyrat rajonale të MOST-it, në vendvotimin 2344 në komunën e Studeniçanit nuk është hapur deri në ora 10:00 dhe për këtë shkak në këtë vendvotim sot nuk do të votohet dhe në vendvotimin 0531 në fshatin Zdunjë, komuna e Gostivarit, një anëtarë i Këshillit Zgjedhor ka grisur tre fletëvotimet bashkërisht me numrin serial dhe të njëjtat janë përdorur për votim. Është njoftuar edhe Këshilli komunal zgjedhor, është bërë proces verbal dhe votimi ka vazhduar”, u tha në konferencën për shtyp.

Nga Asociacioni MOST i demantuan informacionet që i paraqitën në media se konferenca e parë është thënë për ndërprerje të votimit për shkak të grafiti dhe për prishje të llambës.

Në konferencën e parë për shtyp, MOST njoftoi vetëm për një vendvotim në komunën e Studeniçanit.

12:50 - KSHZ: Dallimin e votuesve në Dibër e bën diaspora

Dallimin e numrit të votuesve në listat zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale e bën diaspora. Kështu deklarojnë për “Alsat”, nga KSHZ.

“Në listat për zgjedhjet presidenciale janë të paraqitur për të votuar edhe votues nga diaspora, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme lokale nuk votojnë nga diaspora, andaj edhe në listën për president ka më shumë votues. Ky dallim nuk është vetëm në Dibër por edhe në Ohër dhe Novo Sellë”, thonë nga KSHZ.

Sipas këtij institucioni, kjo nuk paraqet parregullsi.

Më herët anëtarja e Komisionit Shtetëror Lokal të Dibrës, Elmira Bakalli njoftoi se nga gjithsej 18.625 votues, të cilët kanë votuar në 27 vendvotime, deri në ora dhjetë në komunën tonë të drejtën e tyre të votimit e kanë realizuar 561 qytetarë apo tre për qind.

12:20 - Jehonë e dobët e votuesve në Dibër dhe Qendër Zhupa

Rrjedha e votimit në komunat Dibër dhe Qendra Zhupa kalon pa probleme, por, me jehonë të dobët të votuesve.

“Nga gjithsej 18.625 votues, të cilët kanë votuar në 27 vendvotime, deri në ora dhjetë në komunën tonë të drejtën e tyre të votimit e kanë realizuar 561 qytetarë apo tre për qind. Zakonisht jehonë më të madhe presim në orët e pasdites”, deklaroi Elmira Bakalli kryetare e Komisionit komunal zgjedhor.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale, në tetor të vitit 2017, jehona është më e ulët. Atëherë deri në ora 10 kanë votuar 9,4 për qind.

Dibranët përveç për president të shtetit, zgjedhin edhe kryetar të ri të komunës.

“Në listën e vetme zgjedhore në komunën Qendra Zhupa janë të regjistruar 6.951 persona me të drejtë vote. Deri në ora dhjetë kanë votuar 155 votues apo 2,2 për qind”, deklaroi Eran Zuber kryetar i KKZ-së për këtë komunë.

Në zgjedhjet e fundit lokale jehona në këtë komunë ka qenë 6,8 për qind.

***

12:04 - Kandidati i vetëm shqiptar në këto zgjedhje, Blerim Reka para pak çastesh së bashku me bashkëshorten e realizoi të drejtën e tij të votimit në Shkup.

Kandidati për president Blerim Reka, së bashku me bashkëshorten e tij e realizoi të drejtën e tij të votës në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në komunën e Butelit.

“Me kohë kaq të bukur, mendoj se edhe disponimi i qytetarëve është i tillë. Shpresoj se me këtë do të dëshmojmë se jemi shtet i cili është i gatshëm t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me çka do të dëshmojmë se kemi kapacitet institucional, administrativ dhe politik që shteti të na shkojë përpara drejt integrimeve euroatlantike”, deklaroi Reka.

Reka u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin masivikisht për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore dhe të votojnë, siç tha, për atë për të cilin ata mendojnë se është më i përshtatshëm

Image

 

11:47 - Procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut vijon të zhvillohet pa probleme. Sipas të dhënave të një ore më parë që ka shpallur Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve më pak dalje deri në orën 10:30 ka pasur në Bogovinë 1,79%, Likovë 0,97%, Dollnen 1,85% dhe Zhelinë 1,82%, njofton Botasot.

Vendvotimi me numër 2344 në Komunën e Studeniçanit nuk është hapur aspak.

Zëdhënësja e KSHZ-së Ljupka Guguçevska tha se nuk i dijen arsyet, ndërsa shtoi se për shkak se hapja e këtij vendvotimi është vonuar më tepër se 3 orë, i njëjti nuk do të hapet sot. Ky vendvotim numëron 60 votues, ndërsa mund të hapet vetëm nëse më vonë konstatohet se numri i përgjithshëm i këtyre votuesve ndikon në rezultatin final të zgjedhjeve Presidenciale.

Në Komunën e Bogovinës, vendvotimi 1273 është hapur me një orë vonesë, andaj procesi i votimit këtu do të zgjasë një orë më shumë.

Parregullsi dhe vonesa të tjera nga KSHZ nuk raportohen.

Rrjedha e votimit në komunat Dibër dhe Qendra Zhupa kalon pa probleme, por, me jehonë të dobët të votuesve. Krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale, në tetor të vitit 2017, jehona është më e ulët. Atëherë deri në ora 10 kanë votuar 9,4 për qind.

***

Në një vendvotim në Tetovë, dy qytetarë nuk e gjejnë veten në listë

Dy banorë të cilët kishin dalë për të realizuar të drejtën e votës në shkollën fillore “Liria“ nuk ishin ne listën zgjedhore.  Banorët për Tv21 deklaruan se çdoherë kanë votuar në këtë vendvotim dhe çuditen se përse këtë herë nuk fugurojnë në listen zgjedhore.

Ndryshe në komunën e Tetovës vendvotimet u hapën në kohë. Nuk ka pasur vones në arritjen e materialit zgjedhor. Në rajonin e Pollogut ka gjithsej 265 vendvotime ndërsa të drejtë vote kanë 181.933 qytetarë.

“Unë për fat të keq nuk mund të them asgjë. Nuk jam në listën zgjedhore edhe pse kam votuar këtu në secilat zgjedhje. Kemi letërnjoftime të reja dhe sigurisht nuk i kanë përditësuar. Do të votojmë në rrethin e dytë më 5 maj”, u shpreh një qytetar.

***

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, deri në ora 10:00 votuan 6.08 përqind

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), ka njoftuar se deri në ora 10:00, në 75 % të vendvotimeve kanë dalë 6.05 % ose 80569 votues.

Në vendvotimin 2344 në komunën e Studeniçanit nuk do të votohet. Me një orë vonesë ka filluar votimi në Komunën e Bogovinjës në vendvotimin 2073, ndërsa do të zgjasë po aq kohë sa ka pas vonesë.

Regjistrohet incidenti i parë në zgjedhjet presidenciale

Image

Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, përveç vendvotimit 2344 në komunën e Studeniçanit, pasi personi që e ka pasur çelësin e atij vendivotimi, ka refuzuar që ta hapë derën.

Këto janë informacionet e para, nga vëzhgimi i MOST në terren.

Asociacioni qytetar MOST procesin e votimit gjatë ditës së sotme do ta monitorojë me 1500 vëshgues, të cilët do jenë prezent në 1160 vendvotime.

Preskonferenca e ardhshme, nga MOST, pritet të zhvillohet në orën 11:00.

***

 Votimi në të gjitha vendvotimet në vend në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale filloi në kohë. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informojnë se deri më tani votimi po zhvillohet rrjedhshëm dhe pa probleme.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot mbahet rrethi i parë nga zgjedhjet e gjashtë presidenciale. Në garën për president janë kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka, kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova.

Votohet në 3,480 vendvotime në Republikë. Dje është votuar jashtë vendit në 32 vendvotime.

Vendvotimet do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm persona të cilët në atë moment kanë qenë në objektin ku votohet.

Në këto zgjedhje mund të votojnë 1.806.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Zgjedhjet presidenciale, sipas KSHZ-së, i ndjekin 3.150 vëzhgues vendas dhe 419 të huaj, të akredituar nga KSHZ-ja.

Vëzhgues kanë akredituar edhe shumë ambasada të vendeve të huaja, si ambasada e Republikës Federale të Francës, Britania e Madhe, Suedia, Hungaria, Italia, Shqipëria, Sllovakia në Maqedoni. Në KSHZ të akredituar janë 289 përkthyes.

Dje, një ditë para zgjedhjeve, votuan personat në burgje, të zhvendosurit brenda vendit, personat që janë në arrest shtëpiak dhe të pafuqishmit dhe personat e sëmurë të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore.

Image

 

 MPB-ja e gatshme të sigurojë atmosferë të qetë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është plotësisht e përgatitur që të sigurojë një atmosferë të denjë dhe të sigurt, në të cilën çdo qytetar do ta realizojnë të drejtën e votës.

Nga MPB-ja  thonë se në pajtim me kompetencat e tyre, e ndjekin të gjithë procesin, me qëllim që dita e votimit të kalojë në një situatë të qetë, pa pengesa dhe në mënyrë dinjitoze siç i ka hije një shoqërie  të lirë dhe demokratike. Theksojnë se me vendosmëri dhe pa kompromis do të  parandalojnë çdo tentativë për çrregullimin e procesit zgjedhor pavarësisht se nga ku apo prej kujt vjen ajo.

Në periudhën e kaluar nëpunësit policorë kanë kaluar përmes aktiviteteve efektive dhe të planifikuara  për  vëzhgim efektiv dhe cilësor dhe sigurimin e përgjithshëm të procesit zgjedhor nga fillimi dhe deri në përfundimin e tij.

Nis votimi për president të Maqedonisë së Veriut

Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Në rrethin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili fiton shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, më shumë se 904.066 vota.

Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë.

Raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve pas përfundimit të rrethit të parë të votimit, në këtë rast 5 maj.

Për president zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash, nëse në vendvotimet kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 723.253 votues, që është paraparë me nenin 121, paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor.

Nëse edhe në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë numër të nevojshëm të votave, përsëritet tërë procedura zgjedhore.

Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, në kohëzgjatje prej pesë viteve. Për president të Republikës, personi i njëjtë mund të zgjidhet më së paku dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Për president të Republikës mund të zgjidhet personi i cili në ditën e zgjedhjeve ka të paktën 40 vjeç. Për president të Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit. Përzgjedhja për president të Republikës kryhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit paraprak.

Maqedonia e Veriut voton për presidentin e ri

Maqedonia e Veriut zhvillon sot raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në procesin e parë zgjedhor që mbahen nën emrin e ri të vendit, i cili gjithsesi përballet me probleme afatgjata ekonomike, nepotizëm dhe korrupsion.

Votimi për postin kryesisht ceremonial vjen më pak se 3 muaj pasi marrëveshja historike me Athinën për ndryshimin e emrit hyri në fuqi, duke i dhënë kështu fund një ngërçi disadekadësh identiteti mes vendeve fqinje.

Mosmarrëveshja lindi pikërisht në momentin e mëvetësisë së vendit nga Jugosllavia në vitin 1991, kur deklaroi se do të quhej Maqedoni përkundër kundërshtive të Greqisë, e cila ka gjithashtu një rajon të sajin verior me të njëjtin emër.

Kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Alexis Tsipras, arritën qershorin e kaluar një marrëveshje për t’i shtuar “e Veriut” emrit të Maqedonisë, duke i dhënë fund kështu grindjes 27-vjeçare. Marrëveshja u finalizua në janar, pas një beteje të gjatë politike dhe opozitarizmit të ashpër të nacionalistëve në të dyja anët e kufirit.

Në këmbim të ndryshimit të emrit, Athina deklaroi se nuk do të pengonte më Maqedoninë e Veriut në përpjekjet e saj për integrim euroatlatik, pra për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Europian.

E ndërsa udhëheqësit europianë festuan marrëveshjen e emrit, njerëzit e zakonshëm atje nuk e shfaqin kaq hapur entuziazmin e tyre. Shkupi shpreson të nisë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian këtë qershor, por analistët thonë se elektorati prej 1.8 milionë banorësh i vendit është më shumë i shqetësuar për problemet e të ushqyerit.

Paga mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut është 400 euro, ndërsa papunësia sipas shifrave zyrtare i kalon 20 për qind, sipas Agjencisë Kombëtare të Statistikave. Shumë votues, të thirrur në proces për të zgjedhur mes tri kandidatëve, “duan t’iu dërgojnë mesazh atyre që nuk duan të dëgjojnë”, ka thënë analisti politik Arsim Zekoli për “AFP”-në.

“Qytetarët ndihen të manipuluar nga kushdo dhe janë të pakënaqur”, thotë Meri Jordanovska, një reportere investigative. “Nuk mund të vazhdojmë t’iu shërbejmë historinë e BE-së dhe NATO-s përgjithmonë”, shtoi ajo.

Edhe mes atyre që pranuan ndryshimin e emrit, shumë prej të cilëve me ngurrim, janë bindur vetëm nga premtimet për t’u afruar me BE-në, një kthesë që shpresojnë se do të sjellë prosperitet dhe do të forcojë sundimin e ligjit në vend.

Kandidati i socialdemokratëve (LSDM) në pushtet, Stevo Pendarovski këmbëngul mbi agjendën europiane. “Të votosh Pendarovskin (56 vjeç) do të thotë të votosh për edukim europian, paga europiane, një standard europian jetese”, do të shprehej kryeministri Zaev.

Por, nëse Pendarovski humbet, apo nëse pjesëmarrja është më e ulët se 40 për qind, sa ç’kërkohet që votimi të jetë legjitim, Zaev do të pësojë një goditje të fuqishme. Një rezultat i tillë do të çonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe do t’i hapte rrugën destabilitetit në vendin e paqëndrueshëm ballkanik.

Sfiduesit e Pendarovskit janë Gordana Siljanovska-Davkova, e ekstremit të djathtë, e mbështetur nga partia VMRO-DPMNE në opozitë; si dhe Blerim Reka që përfaqëson një pjesë të shqiptarëve, me mbështetjen e BESA-s dhe Aleancës për shqiptarët. Ky i fundit, një pedagog juridiku 59-vjeçar, kërkon mbështetjen e rreth 20-25% të popullsisë së Maqedonisë së Veriut, që janë shqiptarë.

Pendarovski gëzonte një epërsi të lehtë në sondazhet për garën për të zgjedhur pasuesin e nacionalistit në detyrë, Gjorge Ivanov, të cilit i ndalohet të garojë sërish pas dy mandateve 5-vjeçare. Por sondazhet parashikojnë një raund të dytë, që do të mbahet më 5 maj nëse do të shkohet vërtet, mes Pendarovskit dhe Siljanovska-Davkovës. Kjo e fundit, një juriste 63-vjeçare kundërshton emrin e ri të vendit, por ka thënë se do ta “respektojë” marrëveshjen nëse zgjidhet presidente.

Të shtunën, një ditë përpara zgjedhjeve, ushtruan të drejtën e tyre të votës 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, 7 të shpërngulur brenda vendit, si dhe gati 3.600 të sëmurë e të moshuar, të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...