Dje për president të RMV votuan të burgosurit, personat e sëmurë dhe diaspora - Bota Sot
Dje për president të RMV votuan të burgosurit, personat e sëmurë dhe diaspora

Maqedonia

Dje për president të RMV votuan të burgosurit, personat e sëmurë dhe diaspora

Më: 21 prill 2019 Në ora: 09:04
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Këto janë zgjedhjet e gjashta në vend, të parat pas ndryshimit të emrit.

Dalja gjatë ditë së djeshme në votimet në diasporë ka qenë 38,51% kurse nëpër burgjet e vendit dalja ka qenë 55% thonë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Dalja më e madhe në diasporë ka qenë në Berlin ku kanë votuar 64.47%, në Bukuresht kanë votuar 64.29% dhe në Zagreb 61.11%, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme nuk ka pas probleme gjatë votimeve.

Nga KSHZ thonë se rezultatet e votimeve të diasporës, personave të sëmurë dhe personave të burgosur do t’i shtohen rezultateve të përgjithshme të zgjedhjeve që mbahen sot. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...