Cilat janë detyrat dhe rregullat për vëzhguesit e procesit zgjedhor në Maqedoni? - Bota Sot
Cilat janë detyrat dhe rregullat për vëzhguesit e procesit zgjedhor në Maqedoni?

Maqedonia

Cilat janë detyrat dhe rregullat për vëzhguesit e procesit zgjedhor në Maqedoni?

Më: 21 prill 2019 Në ora: 09:23
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot, ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në procesin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) janë akredituar 3094 vëzhgues vendor. Ndërsa, KSHZ për zgjedhjet presidenciale ka akredituar edhe 721 vëzhgues nga organizata, ambasada, media dhe institucione ndërkombëtare.

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) vëzhguesit kanë rregulla dhe procedura për veprim në ditën e zgjedhjeve dhe pastaj për numërimin e votave.

Vëzhguesit e akredituar DUHET:
+t’i njohin dhe t’i respektojnë dispozitat e Kodit zgjedhor të këtij Kodeksi dhe t’u përmbahen dispozitave me të cilat
+rregullohet procedura për zbatimin e zgjedhjeve.
+të jenë të paanshëm në ushtrimin e detyrave të tyre dhe nuk u lejohet të shprehin anim ndaj organeve zgjedhore ose ndonjë kandidati.
+Të mbajnë autorizim – bexh të lëshuar nga Komisioni shtetëror zgjedhor si dhe kartë identiteti.
+Konkluzionet e njëjta duhet t’i mbështesin në fakte të dëshmuara dhe të dokumentuara.

Vëzhguesit e akredituar NUK LEJOHEN:
-në asnjë mënyrë të ndikojnë në procesin zgjedhor, një ditë para, në ditën e votimit si dhe në procesin gjatë mbledhjes
-së rezultateve të votimit.
-të mbajnë simbole ose shenja të partive, koalicioneve ose kandidatëve.
-të japin udhëzime për votuesit, organet zgjedhore, përfaqësuesit e autorizuar dhe personat e autorizuar zyrtarë.
-të ndikojnë në punën dhe vendimet e organeve zgjedhore.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni për presidentin e pestë do të mbahen sot, më 21 prill, 2019. Rrethi i dytë do të mbahet më 5 maj, 2019 ku do të garojnë vetëm dy kandidatë, dy të parët më të votuarit nga rrethi i parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...