Maqedoni, MPB edhe sot do të jep letërnjoftime

Maqedonia

Maqedoni, MPB edhe sot do të jep letërnjoftime

Më: 21 prill 2019 Në ora: 09:26
Letërnjoftimi

Repartet e MPB-së për çështje administrative do të punojnë edhe gjatë ditës së sotme, ashtu siç do të punojnë më 4 dhe 5 maj kur do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Të gjithë kërkesat për dhënien e letërnjoftimit (të dëmtuara, të vjedhura apo të humbura), në procedurë ligjore do të miratohen menjëherë në të gjitha repartet rajonale për çështje administrative pranë MPB-së.

“Kërkesat për letërnjoftime do të pranohet dhe miratohen deri të shtunën më 20 prill. Menjëherë pas marrjes së kërkesave për letërnjoftime, reparti i informatikës do t’i përpunojë dhe do të dorëzojë deri te sektori kompetent për distribuimin deri te Reparti për çështje administrative. Në ditën e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale, e diell, 21 prill i vitit 2019, reparti për çështje administrative do të punojë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve. Kjo vlen edhe për rrethin e dytë zgjedhor”, njoftuan nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat