MOST do të ndjekë zgjedhjet me më shumë se 1.500 vëzhgues

Maqedonia

MOST do të ndjekë zgjedhjet me më shumë se 1.500 vëzhgues

Më: 21 prill 2019 Në ora: 09:42
Asociacioni qytetar MOST

Asociacioni qytetar MOST do të monitorojë zgjedhjet me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1,160 vendvotime.

“Vëzhguesit e MOST-it janë statikë dhe do të ndjekin procedurën e votimit gjatë gjithë ditës. Përveç kësaj, MOST do të vendosë 100 ekipe mobile, të përbërë nga 2 vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do të vëzhgojnë herë pas here vendet e votimit ku MOST nuk ka vëzhgues statikë. Përveç kësaj, 80 vëzhgues do të monitorojnë punën e komisioneve zgjedhore komunale dhe do të monitorohet edhe puna e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”.

Gjatë ditës së zgjedhjeve, qytetarët mund të raportojnë çdo parregullsi ose të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor në linjën telefonike falas 080 080 080.

MOST do të njoftojë të gjitha informacionet e konfirmuara nga vëzhgimi i votimit në ditën e zgjedhjeve në katër konferenca shtypi, të cilat do të mbahen në orën 9, 11, 14 dhe në orën 19. Pas përfundimit të votimit, do të caktohet një konferencë shtypi shtesë në të cilën do të shpallet projeksioni i rezultateve të marra nga programi i numërimit përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat