Zgjedhjet presidenciale, të gjashtat me radhë - Bota Sot
Zgjedhjet presidenciale, të gjashtat me radhë

Maqedonia

Zgjedhjet presidenciale, të gjashtat me radhë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 10:07
Zgjedhjet presidenciale, të gjashtat me radhë

Maqedonia e Veriut kalon në procesin e gjashtë zgjedhor për president që pas pavarësisë. Zgjedhjet e para u mbajtën më 16 tetor 1994 njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare dhe u përballën Lubisha Georgievski dhe Kire Gligorov. Zgjedhjet i fitoi Gligorov me një epërsi që tejkalonte 55%.

Gligorov nuk u rikandidua në zgjedhjet e dyta presidenciale, rrethi i parë i të cilave u mbajtë më 14 nëntor 1999. Dy kandidatët që kaluan në rrethin e dytë më 5 dhjetor ishin Tito Petkovski dhe Boris Trajkovski. Petkovski mori 46% të votave kurse Trajkovski, 52%.

Pas vdekjes tragjike të presidentit Trajkovski, zgjedhjet e vitit 2004 ishin të parakohshme. Në rrethin e dytë më 28 prill u përballën dy kandidatët Sashko Kedev dhe Branko Cërvenkovski duke lënë pas dy kandidatët shqiptar Gëzim Ostreni dhe Zudi Gjelili. President u bë Cërvenkovski me një epërsi të votave prej 25%.

Në vitin 2009, zgjedhjet presidenciale u mbajtën njëkohësisht me zgjedhjet lokale, më 22 mars dhe 5 prill. Në rrethin e dytë u përballën Gjorge Ivanov dhe Lubomir Fërçkoski. Deri në mbyllje të votimit ekzistonte drojë se nuk do të mund të arrihet censusi i daljes së votuesve prej 40%. Migrimi për herë të parë ngriti shqetësimin e mungesës së votuesve në vend. Në fund, të drejtën e votës e realizuan 42.61% e votuesve kurse president u zgjodh Gjorge Ivanov.

Zgjedhjet e pesta me radhë për kreun e shtetit u mbajtën më 13 dhe 27 prill, 2014. Presidenti Ivanov u rikandidua dhe fitoi zgjedhjet me një epërsi prej 14% ndaj kundërkandidatit. Dalja në votime në rrethin e dytë ishte 54.36%
21 prill, 2019. Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale garojnë tre kandidatë kurse rrethi i dytë do të mbahet më 5 maj.

Nga gjithsej 3480 vendvotime, në këtë cikël nuk do të votohet në 82 prej tyre për shkak se numërojnë më pak se 10 votues të regjistruar. Votuesit e këtyre vendvotimeve do të drejtohen në vendvotimin më të afërt. Të drejtë vote në vend kanë gjithsej 1.808.131 qytetar. Prej tyre 1 726 696 do të votojnë në ditën e zgjedhjeve kurse të tjerët janë në anekse të posaçme dhe votuan një ditë përpara. Në diasporë, të drejtë vote kanë fituar 1781 votues në 32 përfaqësi konsullore dhe diplomatike. Për arritjen e censusit prej 40% në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të duhet të votojnë të paktën 723.252 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...