Zaev: Nëse zgjedhjet do të jenë të suksesshme shkojmë përpara drejt botës bashkëkohore

Maqedonia

Zaev: Nëse zgjedhjet do të jenë të suksesshme shkojmë përpara drejt botës bashkëkohore

Më: 21 prill 2019 Në ora: 13:34
Zoran Zaev

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Këto janë zgjedhjet e gjashta në vend, të parat pas ndryshimit të emrit.

Kryeministri Zoran Zaev dha një deklaratë për media pas votoi në Strumicë, nga ku bëri thirrje që të tregohet përgjegjësi dhe demokraci në zgjedhje.

“Nëse zgjedhjet do të jenë të suksesshme, nëse ruajmë unitetin në vendin tonë, shkojmë fuqishëm përpara drejt botës bashkëkohore të cilës i takon vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.

Ai shtoi se votimi është nder dhe detyrë e çdo qytetari.

Dalja gjatë ditës së sotme, deri ora 10:00 ishte 6.20% e votuesve sipas KSHZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat