Në prokurori nuk ka paraqitje për parregullsi të procesit zgjedhor

Maqedonia

Në prokurori nuk ka paraqitje për parregullsi të procesit zgjedhor

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:29
Prokuroria publike

Në Prokurorinë publike tani për tani nuk ka arritur asnjë paraqitje për parregullsi të procesit zgjedhor.

Siç kumtoi kryetari i Komisionit për ndjekje të parregullsive të mundshme, Xhelal Bajrami, nuk ka paraqitje as nga qytetarë, e as nga kush do tjetër.

“Deri në këtë moment procesi zgjedhor por zhvillohet në mënyrë të qetë, pa parregullsi më serioze, As në Komision, as në prokuroritë publike ku ka kujdestari të organizuara, nuk ka raste të paraqitura. Presim që kështu të vazhdojë deri në përfundim të ditës zgjedhore”, deklaroi Bajrami.

Ai përmendi se në të gjitha prokuroritë në vend, përveç kujdestarive të rregullta, janë organizuar edhe kujdestari shtesë për ndjekjen e aktiviteteve zgjedhore dhe veprimin me kohë nëse paraqitet çfarëdo lloj rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat