MOST: Dalja deri orën 13:00 është 20.8 përqind

Maqedonia

MOST: Dalja deri orën 13:00 është 20.8 përqind

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:39
Most

Organizata joqeveritare “MOST” sipas informacioneve të konfirmuara, të siguruar nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST, deklarojnë se votimi po zhvillohet në mënyrë të rregull, pa parregullsi serioze, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Parregullsi të izoluara janë vërejtur në dy vendvotime: 2805/1 në komunën Qendër, ku në fillim të votimit janë grisur tre fletëvotime me numra serik në Koçan dhe në vendvotimin në 1385/1 në Prilep, ku një person ka votuar edhe pse nuk ishte i përfshirë në listën zgjedhore.

Sipas të dhënave të programit PVT (tabelë paralele e votave), e cila paraqet metodë matematiko-statistikore shkencore pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:00 është 11.2%, deri në orën 12:00 është 15.9%, ndërsa deri në orën 13:00 është 20.8%.

Konferenca e ardhshme e MOST do të mbahet në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat