Këto janë përqindjet për zgjedhjet lokale në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë

Maqedonia

Këto janë përqindjet për zgjedhjet lokale në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 15:25
Zgjedhje lokale për komunat Ohër, Dibër dhe Novo Sellë

Përveç zgjedhjeve presidenciale, në Maqedoni sot mbahen edhe zgjedhje lokale për komunat Ohër, Dibër dhe Novo Sellë.

Ohri dhe Dibra mbetën pa kryetar për shkak vdekjes së kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 2017. Ndërsa ish-kryetari i Novo Sellës u arrestua për trafikim të paligjshëm të cigareve në kufinjtë e Maqedonisë.

Në Ohër deri ora 13:00 kanë dalë 26.27% e votuesve, nga gjithësejt 52223 votues. Pra, numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar është 13.708.

Në Dibër deri ora 13:00 kanë dalë 17.57% e votuesve, nga gjithësejt 18574 votues. Pra, numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar është 3259.

Në Novo Sellë ora 13:00 kanë dalë 21.27% e votuesve, nga gjithësejt 11302 votues. Pra, numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar është 2404.

Zgjedhjet janë deri ora 19:00 dhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor pritet që të rritet numri i personave që do të votojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat