Parregullsi në Studeniçan, mbyllet një vendvotim

Maqedonia

Parregullsi në Studeniçan, mbyllet një vendvotim

Më: 21 prill 2019 Në ora: 15:57
Vendvotimi 2344 në komunën e Studeniçanit

Vendvotimi 2344 në komunën e Studeniçanit mbetet i mbyllur. Ky vendvotim numëron 74 votues dhe ndodhet në fshatin Gaber. Sipas informatave nga banorët e Studeniçanit, hapja e këtij vendvotimi është penguar nga banorët e këtij fshati për shkak se vendvotimi është paraparë të jetë brenda hapësirave të xhamisë së atij fshati.

Banorët e asaj zone kanë bërë përgatitje brenda Xhamisë për muajin e Ramazanit, dhe për këtë shkak nuk kanë lejuar që hapësirat brenda të shfrytëzohen për të votuar. Në 30 vendvotimet tjera që ndodhen në teritorin e Studeniçanit procesi zgjedhor po rrjedh në mënyrë të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat