Xhaferi: Pres zgjedhje të qeta, kandidatëve ju dëshiroj fat

Maqedonia

Xhaferi: Pres zgjedhje të qeta, kandidatëve ju dëshiroj fat

Më: 21 prill 2019 Në ora: 16:19
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në zgjedhjet presidenciale ka votuar në fshatin Forinë të Gostivarit.

Pas realizimit të së drejtës së votës, ai tha se pret zgjedhje të drejta dhe kandidatëve për kryetar shteti ju dëshiroi fat.

“Rëndësia nga dalja në zgjedhje dhe nga aspekti për të qenë i përzgjedhur dhe të përzgjidhet është një prej vlerave bazë dhe është e drejtë të cilën çdo qytetar duhet ta shfrytëzojë. Këto zgjedhje sigurojnë një prej funksioneve në shtet dhe e sigurojnë funksionalitetin e shtetit me çka duhet të sigurohet stabilitet në jetën politike në vend”.

“Njëherit dëshiroj që zgjedhjet dhe tërë procesi të vijojnë qetë siç filluan në mëngjes ashtu të përfundojnë deri në fund. Kandidatëve u dëshiroj fat dhe dhe atij që do të fitojë shumicë”, ka thënë Xhaferi.

Ai shtoi se para se të vijë në votim është informuar dhe e ka kontrolluar Listën Zgjedhore, për të parë në se gjendet në të, pasi siç tha, për referendum nuk ka votuar pasi nuk ka qenë në listë.

Ndryshe, siç informuan nga KSHZ-ja, dalja e votuesve deri në orën 15:00 ka qenë 28.89 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat