CIVIL: Këshillat Zgjedhor të patrajnuar mjaftueshëm, janë fotografuar me selfie dhe kanë lejuar të fotografojnë votuesit

Maqedonia

CIVIL: Këshillat Zgjedhor të patrajnuar mjaftueshëm, janë fotografuar me selfie dhe kanë lejuar të fotografojnë votuesit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:48
CIVIL

Nga Civil – qendra për liri thanë se 160 vëzhgues në terren kanë vërejtur incidente, por jo edhe të përmasave të mëdha. Siç deklaroi Xhabir Deralla, deri në ora 17:00 janë vërejtur 144 parregullsi, me çka vëzhguesit kanë ngritur raporte të posaçme. Kjo, sipas tij, tregon për mosgatishmërinë e administratës zgjedhore që ka çuar deri te shkelja e të drejtës dhe Kodit Zgjedhor.

Më shumë qytetarë të komunës së Dibrës, ku po mbahen edhe zgjedhjet lokale kanë paraqitur një rast të ryshfet dhe trysni ndaj votuesve, para vendvotimit, por kur ka ardhur policia, në vend se ta arrestojnë atë që ka bërë presion ata kanë arrestuar paraqitësin. Nga Civil publikuan dy fotografi të bërë pas incidentit, ku shihet prania e madhe e njësisë EBR dhe automjeteve.

Sipas Derallës, posaçërisht alarmante është se një pjesë e Këshillave Zgjedhor nuk e respektojnë Kodin Zgjedhor.

“Në vendvotimin 1962 në shkollën fillore ‘Kikish’ Tetovë, vëzhguesi i Civil nuk ka hurë, kryetari me inicialet Ç.J i ka thënë se nuk është paraqitur. Kur ia ka dhënë dokumentet, kryetari ka lejuar të hyjë, por t’i lëj autorizimet në vendovtim”, deklaroi Deralla.

Civil ka regjistruar 5 raste të pamundësimit të punës së mediave. Siç thanë, Këshillat Zgjedhore nuk duhet të pengojnë ekipet e gazetarëve.

“Këshillat Zgjedhor kanë bërë selfie, kanë fotografuar, kanë lejuar votuesit ta fotografojnë veten dhe kutinë e votimit”, tha Deralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat