Kiracovski: Zgjedhjet ishin demokratike, presim fitoren e Pendarovskit

Maqedonia

Kiracovski: Zgjedhjet ishin demokratike, presim fitoren e Pendarovskit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:30
Aleksandar Kiracovski

Shefi i shtabit të LSDM-së Aleksandar Kiracovski, në konferencë për shtyp tha se zgjedhjet kanë qenë të realizuara në mënyrë demokratike dhe kanë qenë fer.

Kiracosvski tha se LSDM pret që në rezultatet e para jozyrtare të shpallet fitues Stevo Pendarovski.

“Dita e zgjedhjeve ishte e qetë. Patëm zgjedhje skandinave. I uroj të gjithë qytetarët. Të drejtën e tyre ata e realizuan pa pengesa dhe në mënyrë demokratike. Maqedonia e Veriut kishte zgjedhje, fer të rregullta dhe të qeta”.

“Institucionet mundësuan që zgjedhjet të realizohen në rregull. Falënderoj qytetarët që realizuan të drejtën e votës. Presim që rezultatet e para jozyrtare fitues ta shpallin Stevo Pendarovskin. Presim të vazhdojmë kështu edhe në fushatën për rrethin e dytë”, tha mes tjerash Kiracovski.

Ndryshe, siç njoftuan nga KSHZ deri në orën 18:39 të drejtën e votës e kanë realizuar 39.83 qytetar të regjistruar në Listën Zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat