Rezultatet e para nga KSHZ për zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Rezultatet e para nga KSHZ për zgjedhjet presidenciale

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:20
Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.

Nga 9.21 përqind e votave të përpunuara, Blerim Reka ka marrë 16.9 përqind (10145 vota), Gordana Siljanovska ka marrë 37.68 përqind (22626 vota), ndërsa Stevo Pendarovski ka marrë 41.50 përqind (24916 vota).

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 3.92 përqind ose 2355 janë fletvotime të pavlefshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat