Siljanovska fiton në diasporë

Maqedonia

Siljanovska fiton në diasporë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:39
Gordana Siljanovska

Nga votat e numëruara Siljanovska ka marrë 408 vota, pas saj radhitet Stevo Pendarovski me 354 vota dhe i treti Blerim Reka me 48 vota.

Votimi për postin gjerësisht ceremonial zhvillohet me pak se tre muaj nga arritja e marrëveshjes së emrit me Athinën, që i dha fund konfliktit disa dekadash mes dy vendeve i hapi Maqedonisë së Veriut rrugën e anëtarësimit euroatlantik.

Në garë për pasardhësin e Gjorge Ivanovit janë tre kandidatë; Stevo Pendarovski, i nominuar nga Lidhja Social Demokrate dhe 31 parti tjera, përfshirë edhe Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit; Gordana Silajnovska-Davkova e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe Blerim Reka, kandidat i propozuar nga dy partitë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë, nëse ndonjëri nga kandidatët merr mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, por deri me sot kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, kështu që balotazhi për ata që do të rezultojnë dy garuesit kryesore, është caktuar të mbahet në 5 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat