Janushev: Po vjen drejtësia në Maqedoni, Siljanovska do të jetë Presidente e vendit

Maqedonia

Janushev: Po vjen drejtësia në Maqedoni, Siljanovska do të jetë Presidente e vendit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:51
Igor Janushev

Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev përmes një pres konference për shtyp ka theksuar se kandidatja e tyre për Presidente Gordana Siljanovska momentalisht po prinë para kandidatit të qeverisë, Stevo Pendarovski.

Ai tha se po vjen drejtësia për Maqedoninë dhe se Siljanovska do të jetë Presidente e vendit dhe për këtë ka falemnderuar votuesit. 

"Drejtësia po vjen. VMRO-DPMNE po fiton. Siljanovska do të jetë Presidenti. Fitojmë në shumë komuna. VMRO po e fiton qeverinë e LSDM, BDI, PDSH dhe disa partive. Kundër popullit nuk mundit. Nga 43% të vendvotimeve, ne fitojmë në Manastir, Veles, Kavadar, Kërçovë, Ohër, Probishtip, Shtip, Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe shumë komuna të tjera. Falemnderojmë qytetarët për çdo votë. Patëm presione gjatë fushatës nga qeveria. Maqedonia sonte po fiton, po vjen drejtësia në Maqedoni. Maqedonia po fiton kundër Veriut", ka deklaruar Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat