Agolli pranon humbjen në Dibër, i uron fitoren Dukës

Maqedonia

Agolli pranon humbjen në Dibër, i uron fitoren Dukës

Më: 22 prill 2019 Në ora: 00:59
Dibër

Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët pranoi humbjen në zgjedhjet e sotme të parakohshme lokale për kryetar të Dibrës.

Agolli me bashkëpunëtorit e tij arriti në selinë e degës së BDI-së dhe i uroi fitoren Hekuran Dukës. Që të dy janë mjekë specialistë dhe për një periudhë të gjatë kanë punuar së bashku në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.

Sipas rezultateve të para Duka ka marrë 450 vota më shumë. Me pothuajse diferencë identike Agolli humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2017 kur për herë të dytë u zgjodh Ruzhdi Lata i cili vdiq në nëntor të vitit të kaluar, pas një sëmundje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat