LSDM-ja: Pendarovski në rrethin e dytë do të marrë më shumë vota - Bota Sot
LSDM-ja: Pendarovski në rrethin e dytë do të marrë më shumë vota

Maqedonia

LSDM-ja: Pendarovski në rrethin e dytë do të marrë më shumë vota

Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:49
LSDM

Partia maqedonase në pushtet, Lidhja Sociale Demokrate e Maqedonisë (LSDM), nëpërmjet një kumtese ka shprehur bindjen, se krahasuar me rrethin e parë të zgjedhje presidenciale, që u mbajt dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski në rrethin e dytë, 5 maj do të marrë më shumë vota, transmeton Portalb.mk.

“Fitorja e Pendarovskit në rrethin e parë, paralajmëron përkrahje më të madhe të qytetarëve për konceptin “Bashkë Përpara”, në rrethin e dytë”, thanë nga LSDM-ja.

“Maqedonas, shqiptar, turq, serb, vlleh, romë, boshnjakë dhe të gjithë të tjerët janë bashkuar rreth konceptit të Stevo Pendarovskit për përparim të bashkësisë. Në rrethin e dytë, qytetarët edhe më fuqishëm do ta përkrahën përparimin, do ta përkrahin përparimin, dhe do ta përkrahin konceptin që dërgon drejt NATO-s dhe BE-së”, thanë më tej nga LSDM-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...