Pendarovski shpreson se votuesit e Blerim Rekës në rrethin e dytë do të votojnë për të

Maqedonia

Pendarovski shpreson se votuesit e Blerim Rekës në rrethin e dytë do të votojnë për të

Më: 22 prill 2019 Në ora: 10:04
Stevo Pendarovski

Kryeministri dhe kryetari i LSDM Zoran Zaev në konferencë për shtyp dje tha se në rrethin e dytë qytetarët që kanë votuar Blerim Rekën do votojnë për Stevo Pendarovskin.

Në pyetjen pse votuesit që votuan Rekën do ta votonin LSDM-në, Pendarovski tha se dallimi mes konceptit që ai promovon dhe konceptit që e promovon kundërkandidatja e tij. Koncepti i tij, siç tha ai, ka mundësi më të mëdha të prekë qytetarët shqiptarë dhe se Siljanovska zbaton koncept të shekullit të 19-të.

Sipas tij, koncepti i kundërkandidates së tij që mbështetet nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski është etno-centrik dhe në të nuk ka vend vend për asnjë bashkësi etnike përveç maqedonasit dhe se në konceptin e tij ka vend për të gjithë.

Kryeministri theksoi se nëse kandidati Stevo Pendarovski humb edhe me një votë ai është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të parakohshme kuvendare.

“Jam i bindur se do të fitojmë”, tha Zaev.

Zaev tha se secili qytetarë vendos për veten, për familjen e tij, për shtetin e tij dhe se asnjë “nuk i mban votuesit në xhep të tyre”.

Në pyetjen e gazetarëve për dallimin e vogël mes Pendarovskit dhe Siljanovskës në rrethin e parë, Zaev theksi se duhet të merret parasysh se në periudhën e kaluar janë sjellur disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e shtetit që, siç tha ai, kërkon guxim, dhe me këtë hapën perspektiva dhe më në fund vendi s’ka konteste të hapura bilaterale.

“Pas atyre vendimeve të guximshme jemi këtu me fitore në rrethin e parë. Secila votë është e rëndësishme”, tha Zaev duke shpresuar se në rrethin e dytë të dalin më shumë votues që ta bëjnë dallimin më të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat