Identifikohen emrat e dy personave që gjeten vdekjen mbrëmë

Maqedonia

Identifikohen emrat e dy personave që gjeten vdekjen mbrëmë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 11:14
Policia

Mbrëmë vonë disa minurta pas orës 22 në fshatin Slupçan në afërsi të zonës së "Slupçan bunar" në një automjet të pasagjerëve Opel Astra janë gjetur dy trupa të pajetë, të cilat u qëlluan nga persona ende të panjohur. Ndihma e shpejtë që arriti në vend ngjarje, konstatoi vdekjen e tyre.

Sipas policisë bëhet fjalë për dy viktima, emrat e të cilil janë identifikuar. Bëhet fjalë për Ahid Salahi nga fshati Opajë, mosha e të cilit është 47 vjeç dhe djalin e tij Amar Salahi, 9 vjeçar. Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurorisë inspektuan në vendin e ngjarjes. Trupat e të vrarëve janë dorëzuar për obduksion në mjekësinë ligjore. Më shumë detaje nuk janë dhënë nga organet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat