PThP jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Sllupçan

Maqedonia

PThP jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Sllupçan

Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:03
Prokuroria Themelore Publike

Prokuroria Themelore Publike thotë se janë shkrepur disa plumba nga afërsia drejt automjetit ku u gjetën mbrëmë trupat e 47 vjeçarit dhe djalit të tij 9 vjeçar në afërsi të fshatit Sllupçan.

“Prokuroria Themelore Publike Kumanovë po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes në afërsi të fshatit Sllupçan ku mbrëmë u gjet automjeti në të cilin janë shkrepur më shumë plumba. Në hetim u konstatua se nga afërsia është shkrepur në automjet ku kanë qenë prezent dy personat, vozitësi dhe djali i tij 9 vjeçar. Dy personat kanë ndërruar jetë në vendngjarje”, thonë nga Prokuroria Publike.

Prokurori Publik së bashku me MPB-në do t’i sigurojë dëshmitë në vendngjarje që janë për ekspertizë.

“Janë gjetur dhe marrë një numër i madh i gëzhojave që janë për ekspertizë dhe që pritet të vërtetojnë dëshmi të rëndësishme. Do të kryhet ekspertiza e automjetit ku janë të dukshme shenjat e armës së zjarrit. Është dhënë urdhër për autopsinë e trupave të të vdekurve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat