Pendarovski: Pres mbështetje nga votuesit e Blerim Rekës në zgjedhjet e 5 majit

Maqedonia

Pendarovski: Pres mbështetje nga votuesit e Blerim Rekës në zgjedhjet e 5 majit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:23
Stevo Pendarovski

Kandidati për kryetar shteti që mbështetet nga partitë politike në pushtet, Stevo Pendarovski falënderoi të gjithë qytetarët që kanë votuar në zgjedhjet e djeshme për kryetar shteti.

“Shumica e qytetarëve votuan për Maqedoninë evropiane, për zhvillim dhe përparim” tha Pendarovski duke shtuar se i kuptoj qytetarët që dje nuk votuan dhe se 5 maji është data e fundit është për ta siguruar të ardhmen evropiane.

“Pres mbështetje nga votuesit e Blerim Rekës dhe ju bëj thirrje masovikisht të dalin në votime. E di se ata mbështesin vizionin tim për Maqedoni evropiane kundrejt revizionit dhe bllokimeve që i paralajmëron Siljanovska”, tha Pendarovski duke cekur se nga vota e votuesve të Rekës varret e se në çfarë kursi do të shkojë shteti.

Pendarovski shpreson se në rrethin e dytë do të arrihet dhe se gjithmonë gjatë zgjedhjeve presidenciale censusi është më i ulët në krahasim me zgjedhjet kuvendare dhe zgjedhjet për kryetar shteti.

“Më pëlqeu deklarata e Rekës kur tha se nuk do të bëj tregti me votat e mia”, tha mes tjerash Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat