MOST: Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale ishte fer dhe demokratik

Maqedonia

MOST: Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale ishte fer dhe demokratik

Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:51
MOST

Vlerësimi i parë i organizatës joqeveritare “MOST” është se rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale ka kaluar në atmosferë demokratike dhe fer.

“MOST” gjatë ditës së zgjedhjeve ka vërejtur disa raste të izoluara të parregullsive, të cilat nuk kanë ndikuar në procesin zgjedhor dhe për të cilat siç thonë, ka pasur reagime adekuate të organeve kompetente.

“Për herë të parë nuk ka pasur incidente që kanë ndikuar në atmosferën e fushatës, që është për t’u përshëndetur. Fushata u dallua nga rritja e numrit të takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe intensitet i lartë i fushatës së quajtur derë më derë, duke përfshirë edhe zonat rurale. Janë regjistruar vetëm disa raste negative të fushatës dhe prani e të miturve në takime”, thonë nga MOST.

Sipas vlerësimeve të tyre, dalja e votuesve ka qenë 41.7 përqind, ndërsa përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 4.33 përqind.

Kandidati Blerim Reka ka marrë 10.98 përqind të votave, Gordana Siljanovska ka marrë 44.32 përqind, ndërsa Stevo Pendarovski ka marrë 44.7 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat