OSBE/ODIHR: Zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë, të qeta dhe transparente

Maqedonia

OSBE/ODIHR: Zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë, të qeta dhe transparente

Më: 22 prill 2019 Në ora: 16:52
OSBE/ODIHR

Zgjedhjet e djeshme presidenciale kanë qenë të organizuara mirë, ndërkaq votuesit lirë kanë mundur të bëjnë zgjedhje të informuar mes kandidatëve. Zgjedhjet janë zbatuar mirë. Liritë fundamentale të mbledhjeve dhe shprehjes janë respektuar, ndërkaq dita ishte e qetë, rregullt dhe transparente, njofton Portalb.mk.

Ky është konkluzioni i vëzhguesve ndërkombëtar të OSBE/ODIHR-së, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). Ata, megjithatë janë të pajtimit se duhen reforma në Kodin Zgjedhor.

“Këto zgjedhje të qeta, përgjithësisht mirë të organizuara treguan se mund të gjendet vullnet politik për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Serin Moburn, koordinatorja speciale dhe shef i vëzhgimit afatshkurtër i OSBE-së.

Ajo theksoi se kjo qasje konstruktive patjetër duhet që të mbahet edhe në rrethin e dytë, por edhe në të ardhmen dhe nënvizoi se do të punohet për miratimin e ligjvënësit koherent zgjedhor dhe përfundimisht të zgjidhen sfidat afatgjate.

Ajo gjithashtu tha se nga vëzhgimi i tyre kanë ardhur në përfundim se transmetuesi publik, ka siguruar informim të paanshëm që votuesve u është dhënë mundësi për zgjedhje të informuar.

Mari-Kristin Dalo, shefi i delegacionit të APKE-së, u pajtua se zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë dhe se votuesit që kanë marrë pjesë në zgjedhje kanë mundur lirisht ta bëjnë zgjedhjen e tyre. Ajo, megjithatë, shprehu keqardhje që dalja ishte e vogël për zgjedhjet presidenciale.

“Funksionim i pjekur i sistemit politik dhe reforma në ligjvënësin zgjedhor sërish do t’i interesojë qytetarët dhe do të sigurojë pjesëmarrje të tyre aktive në zgjedhjen e shefit të shtetit. APKE dhe Komisioni Evropian janë të gatshëm t’u ndihmojnë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave”, tha Dalo.

Ajo nënvizoi se përfaqësuesit shtetëror kanë pasur kujdes që ta mbajnë ndarjen e aktiviteteve zyrtare dhe partiake dhe të mënjanojnë përdorimin e resurseve shtetërore në fushatë.

Rajnhard Hold Lopatka nga OSBE tha se të tre kandidatët janë përkushtuar për integrim të mëtutjeshëm evropian dhe se në fushat është diskutuar për probleme thelbësore nëpërmjet debateve për vizionet e tyre për ardhmërinë e shtetit.

Shefja e OSBE/ODIHR, Korin Jonker është pajtuar me kolegët e saj se zgjedhjet ishin të zbatuara mirë dhe ka theksuar se kjo tregon se sa mundet të arrihet me vullnet politik.

Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë ftuar votuesit të dalin në rrethin e dytë me qëllim që të kontribuojnë në ardhmërinë e vendit.

Misioni ndërkombëtar për vëzhgim të zgjedhjeve përbëhet prej 240 vëzhgues prej 38 vendeve, në mesin e të cilëve edhe 189 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të angazhuar nga ODIHR, 39 parlamentarë dhe personel tjetër nga OSBE dhe 12 nga APKE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat