Bashkimi Evropian bën thirrje për dalje në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

Bashkimi Evropian bën thirrje për dalje në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Më: 22 prill 2019 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale kaloi në mënyrë të qetë dhe transparente, por nevojiten reforma shtesë në legjislacionin zgjedhor” thonë nga Brukseli, liderët evropianë.

Zëdhënësja e institucioneve të BE-së, Maja Kocijançiq, për AIM tha se sipas raportit të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, liritë fundamentale të bashkimit dhe shprehjes ishin respektuar, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dje dhe se vlerësimi i përgjithshëm për to është pozitiv.

“Mbetet e nevojshme të finalizohen reformat e filluara paraprakisht të legjislacionit zgjedhor”, theksoi Kocijançiq.

Bashkimi Evropian u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në raundin e dytë më 5 maj dhe masivisht të dalin të votojnë.

“I inkurajojmë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në numër të madh në raundin e dytë që vota e tyre të bëhet e vlefshme”, konsiderojnë liderët evropianë.

Në mënyrë shtesë, Brukseli i porosit të gjitha palët “t’i sigurojnë kushtet e nevojshme për proces zgjedhor të besueshëm dhe transparent dhe stabilitet të përgjithshëm politik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat