Anulohet votimi në një vendvotim në Gjorçe Petrov të Shkupit

Maqedonia

Anulohet votimi në një vendvotim në Gjorçe Petrov të Shkupit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:15
Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve (KSHZ) mori vendim që të shkarkojë dhe të ndërmerr masa disiplinore kundër bordit zgjedhor në vendvotimin 2564 në komunën e Gjorçe Petrovit.

KSHZ ka vërejtur se në kutinë e votimit ka pasur tre fletëvotime më tepër se numri i përgjithshëm i votuesve.

KSHZ njofton se në këtë vendvotim nuk do të votohet përsëri, por do të zgjidhet komision i ri.

Në fshatin Gaber të Komunës së Studeniçanit, ku dje nuk u votua për më shumë se 3 orë, KSHZ vendosi që të votohet në raundin e dytë, respektivisht më 5 maj.

KSHZ-ja ka pranuar edhe një ankesë për shkelje të së drejtës së votës në Berovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat