Maqedoni, brenda vitit një banor krijon 412 kilogramë mbeturina komunale

Maqedonia

Maqedoni, brenda vitit një banor krijon 412 kilogramë mbeturina komunale

Më: 23 prill 2019 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Një banor në vend gjatë vitit të kaluar mesatarisht ka krijuar 412 kilogramë mbeturina komunale, që është për 8,6 për qind më shumë se gjatë vitit 2017.

Enti Shtetëror për Statistika publikoi se gjatë vitit 2018 në vend sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara është 625.386 tonë.

Sasi më e madhe e mbeturinave komunale të grumbulluara është vërejtur në rajonin e Shkupit 166.029 tonë ose 26,5 për qind nga sasitë e përgjithshme të grumbulluara. Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara 509.002 tonë ose 81 për qind janë grumbulluar nga amvisëritë, ndërsa 19 për qind të tjera nga personat fizikë dhe juridikë (mbeturina komerciale).

Sipas llojeve të mbeturinave, sasi më e madhe e mbeturinave të grumbulluara janë mbeturinat komunale të përziera 535.604 tonë ose 85,6 për qind, ndërsa sasia më e vogël e mbeturinave goma 673 tonë ose 0,1 për qind nga sasia totale nga mbeturinat komunale të grumbulluara.

Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të grumbulluara 99,5 për qind hedhet në deponi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat