“Zgjedhjet të zbatuara mirë, ende nevojiten reforma në legjislativen zgjedhore”

Maqedonia

“Zgjedhjet të zbatuara mirë, ende nevojiten reforma në legjislativen zgjedhore”

Më: 23 prill 2019 Në ora: 09:23
Zgjedhjet

Rrethi i parë i votimit në zgjedhjet presidenciale mori vlerësim pozitiv nga vëzhguesit ndërkombëtarë, por me vërejtje se ka nevojë për reforma në legjislativën zgjedhore.

“Këto zgjedhje të qetë dhe mirë të organizuara treguan se është gjetur vullnet politike për mbajtje të zgjedhjeve demokratike”, tha Serin Mouburn, koordinatorja speciale dhe shefja e vëzhguesve afatshkurt të OSBE-së.

Ajo theksoi se kjo qasje konstruktive duhet të ruhet edhe në raundin e dytë, si dhe në të ardhmen dhe ceku se do të investohet punë e vërtetë për miratimin e legjislacionit zgjedhor koherent dhe përfundimisht të zgjidhen sfidat afatgjata.

Mari-Chrishtin Dalo, shfaqi keqardhje që dalja në zgjedhje ishte e ulët. Sipas saj, përfaqësuesit shtetërorë kanë qenë të kujdesshëm të ruajnë ndarjen midis nëpunësve dhe aktiviteteve politike dhe të shmangin shfrytëzimin e resurseve shtetërore në fushatë.

Të gjithë kandidatët, siç theksoi shefi i AP të OSBE-së Rajn Hold Lopatka, janë angazhuar për integrim të mëtejshëm evropian dhe se në fushatë është debatuar për probleme thelbësore me debate për vizionet e tyre për të ardhmen e vendit.

Sipas tij, transparenca dhe efikasiteti i KShZ-së ishte vështirësuar nga mosfunksionimi teknik i sistemeve të tyre të informacionet që ka shkaktuar dyshim për sigurinë e teknologjisë informatike.

Edhe shefja a e OSBE/OHIHIR Korin Jonker u pajtua me kolegët e saj se zgjedhjet ishin mirë të zbatuara, duke thënë mund të arrihet më shumë nëse ka vullnet politik.

Vlerësim pozitiv dhanë edhe nga Asociacioni MOST duke theksuar se gjatë ditë së zgjedhjeve janë regjistruar disa raste të izoluara të parregullsive që s’ka ndikuar në cilësinë e procesit zgjedhor dhe ku ka pasur reagim të duhur nga organet kompetente.

“Për herë të parë pas një kohe të gjatë ishim dëshmitarë të një numri të madh debatesh mes kandidatëve përmes të cilave votuesve u është mundësuar të bëjnë zgjedhje”, tha drejtori ekzekutiv i Asociacionit MOST, Darko Aleksov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat