Kush humbi? Kandidatura vetme shqiptare për President të Maqedonisë së Veriut, apo Platforma e Tiranës!

Maqedonia

Kush humbi? Kandidatura vetme shqiptare për President të Maqedonisë së Veriut, apo Platforma e Tiranës!

Nga: B.S Më: 23 prill 2019 Në ora: 10:31
Foto

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni: “Bashkimi Demokratik për Integrim”, “Koalicioni Rilindje me Besë” dhe “Aleanca për Shqiptarët”, duke respektuar vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016, arritën një farë marrëveshje dhe e nënshkruan atë e cila njihet si “Platforma e Tiranës” me Kryeministrin e Shqperise Edi Rama ne Tirane.

Mirepo , kjo platformë duket se nuk funksionoi, sidomos me ikjen e atij që e “ideoi” atë. Aqsa duket se kur iku edhe vet, ministri Bushati, mbasi erdhi ne krye te diplomacise shqiptare nji minister i ri dhe i pa përvojë, ne dukje edhe paksa “makut” në diplomaci, deri tani te pakten Ministri Cakaj, nuk ka arrirë të bëjë asgjë që kjo platformë të jepte sado pak ndonjë efekt edhe në zgjedhjet e 21 Prillit, përsa i përket votës së shqiptarëve, dhe ndikimit te Shqiperise ne bashkimine votes e tyre.

Dhe, këtu i bie qe Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, në politikën e Shqipërisë, me shqiptarët në Maqedoni, ka dështuar 100 përqind. Vota e shqiptarëve edhe kësaj radhe nuk shkojë për shqiptarët - por shkoje ne kutin e nji maqedonasi Pendarosvskit-

Kandidati i vetem shqiptar Blerim Reka nuk u votua shqiptari nga vet shqiptarët! Dhe, këtu sado nuk përmendet dhe te mbulohet “Dielli me shoshë”, nuk përmendet asgjekundi se ku ishte diplomacia e Tiranës, me zgjedhjet e 21 Prillit. Pse heshti Tirana, edhe Ministria e jashtme me Edi Ramen, para dhe pas zgjedhjeve? A ka përgjegjësi shteti amë në diplomacinë e saj për t’i bashkuar shqiptarët a jo? Apo vazhdon misionin e saj si në kohën e sundimit sllavo komunist, duke i përcarë sa me shume shqiptarët si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe diasporë. Dhe i shfrytezon ata sa per interesa populliste dhe fushatat e tyre ne Shqiper!

Me këtë rast duhet të kujtojmë atë, për sa i përket asaj se sa i takon Tiranës, të bëjë për shqiptarët e Maqedonisë, pra referuar në fund të fundit dhe asaj Platëformës se “fameshme” dhe te bujshme, që u firmos në Tiranë , sikur të ishte “Beslidhja e Lezhës”, por ja rezultati është edhe kjo humbje që dihej por jo kaq e madhe e 21 Prillit ne Maqedonin e Veriut.

Humbja e madhe e kandidatit të vetëm shqiptar për president të Maqedonisë, Dr. Blerim Reka, në aspektin e jashtëm, nuk ka si mos te lidhet edhe me “largimin” e Bushatit, dhe sjelljen “për dore”, si atë fëmijët e kopështit nga prindërit e tyre” të djaloshit Genti Cakaj, në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

Pikërishtë, në këto momente kaq delikate për politikën shqiptare në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe cështjen e Camërisë , ajo solli edhe një “dekalb” te shqiptarët në Maqedonine Veriut. Dhe, tash pas kësaj “sirenat e alarmit” janë për Kosovën, në atë se cfarë roli ka Shqipëria, për të ndihmuar shqiptarët në të gjitha trojet etnike, në diplomaci.

Të gjithë menduan se pas arritjes së fitores në Mal të Zi me Komunën e Tuzit, shqiptarët, edhe kësaj radhe do të bashkoheshin në atë “beslidhjen” që solli fitoren atje me Komunen e Tuzit, koalicioni “Malësia e na bashkon” e “përkthyer” në shqip në zgjedhjet e 21 prillit në Maqedoninë e Veriut, qe duhej te ishte “Shqiptaria na bashkon”, edhe në Maqedonin e Veriut.

Pasi të paktën ajo që dihej, ishte se nuk mund të fitohej , mbasi edhe ende nuk janë “pjekur” kushtet dhe shqiptarët në Maqedonin e Veriut, dhe se atje nuk janë në gjendje të nxjerrin një President shqiptar. Porse, që shqiptarët të kenë një kandidat dhe ai i vetëm shqiptar të mos marr as votat e shqiptarve, këtë askush nuk e ka pritur e menduar, dhe askush nuk mundet ta jastifikoje.

Dhe, sado të shfqaqësohet Ali Ahmeti dhe të jap argumente ai vecse ka treguar dhe tregon se cdo gjë mund të jet ai si lider i partisë më të madhe shqiptare BDI-së, por politikan dhe diplomat, as ka qenë dhe as që mund të bëhet. Sidomos, me 21 Prill, në këto zgjedhje me votat e elektoratit të tij, ai kanë vënë në “rrezik” edhe votën shqiptare, e cila mendohet të jet aty te 30 përqind - Nuk dihet me a do te jet apo sdo te jet aty afer!.

Ali Ahmeti ishte ai qe e minimizojë shumë edhe atë ambicjen dhe vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, kur në fushtaë doli me dekleratën e tij skandaloze “ Se ne shqiptarët në Maqedoni, e kemi provuar se nuk fitojmë kurr ndaj maqedonasve -”( është kjo deklerata e Ali Ahmetit, pse nuk e mbështeti një kandidtur shqiptare).

Eshtë tjetër gjë se për t’u bërë President duhet të ndiqet parimi “Si dhe sa të fitoni vota nga ,,të tjerët’’ dhe çfarë më tej? Dhe eshte tjeter gje qe te pakten merr votat e tua.

Fitimi i votave nga komuniteti ,,tjetër’’, të ,,votuesve maqedonas dhe shqiptarë’’ nga kandidatët dhe partitë ,,shqiptare dhe maqedonase’’ nuk është me mision i pamundur, po qe se vet shqiptarët, nuk e “shesin” votën e tyre badjava.

Me mesazh dhe fushatë joshëse, ka ardhur koha që të paktën një kandidat i vetëm si ky rasti i Blerim Rekës te shqiptarët, mund të fitojë numër të konsiderueshëm të votave, jo vetëm te shqiptarët por edhe nga ,,të tjerët’’.

Sepse, në politik funksionon parimi “nëse nuk ta jep votën i yti atëhere pse kërkon votën time”.

Shqiptarët e Maqedonisë në se do të kishin bashkuar votat e tyre, të paktën minimumi do të ishin në ballotazh, duke përsëritur suksesin e radhës mbasi kanë zgjedhur një Kryetar Parlamenti në Maqedonin e Veriut.

Dhe kështu në afat të shkurtër, dhe afat gjatë përfitimet e shqiptarëve do të ishin të mëdha, sepse me votat e shqiptarëve dhe me numrin e shtuar të votave nga komunitetet e tjera etnike, romë, turq, boshnjakë , edhe në zgjedhjet e tjera fitojnë vetëm shqiptarët - përndryshe do të pësojnë edhe më keq se kaq ku kandidati shqiptar për President Blerim Reka, mori vetëm 10 përqind dhe doli i fundit.

Blerim Reka ishte kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ai kandidoi si kandidat i pavarur por që mbështetet nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Zgjedhjet e 21 Prillit në Maqedoninë e Veriut përfunduan me një epërsi të ngushtë prej 4 mijë e 500 votash të kandidatit të koalicionit qeverisës LSDM-BDI, Stevo Pendarovski ndaj kandidates së VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska.

Ndërkohë, kandidati shqiptar Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, u rëndit i treti me rreth 80 mijë vota ose 10% të votave totale.

Në rrethin e dytë të 5 majit, i cili do të jetë vendimtari, do të përballen Pendarovski dhe Siljanovska, ndërkohë duket që votat e shqiptarëve do të jenë në shënjestër të dy kandidatëve pasi ata do të përcaktojnë fituesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat